Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lamberto Zannier emërohet Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së
English

Lamberto Zannier emërohet Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së

Vjenë, 30 qershor 2011, NOA- Ambasadori Lamberto Zannier nga Italia u emërua Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, me një vendim të njëzëshëm të Këshillit Ministerial nga të 56 Shtetet pjesëmarrëse të Organizatës, njoftoi sot Kryetari i Radhës i OSBE-së, Ministri lituan i Punëve të Jashtme, Audronius Azubalis.

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se, pas një shqyrtimi të kujdesshëm, unë dhe kolegët e mi, Ministrat e Jashtëm të OSBE-së, përzgjodhëm Lamberto Zannier-in për të marrë timonin e kësaj Organizate të rëndësishme”, tha Azubalis.

“Këto janë kohë kritike për Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së, sepse duhet të trajtojmë sfidat aktuale në fushën e sigurisë, duke përfshirë këtu konfliktet e stërzgjatura në rajon, duhet të përgatitemi për t’u përballur me efikasitet me kërcënimet e reja apo në lindje e sipër, si dhe duhen të marrim përsipër përgjegjësitë tona më të gjera në mbështetje të vendeve partnere, duke përfshirë këtu Afganistanin dhe shtetet e Afrikës Veriore”, theksoi ai.

“Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së duhet t’i mbështesë dhe t’i çojë përpara këto përpjekje dhe unë jam i sigurt se përvoja dhe ekspertiza e Ambasadorit Zannier do të na shërbejnë më së miri në vitet që do të vijnë”, përfundoi ai.

Zannier, i cili është diplomat karriere, ka qenë Drejtor i Qendrës së OSBE-së për Parandalimin e Konflikteve, në periudhën 2002-2006. Që nga qershori i vitit 2008, ai ka shërbyer si Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë dhe Kreu i Misionit të Përkohshëm Administrativ të OKB-së në Kosovë (UNMIK).

“Kam nderin të marr postin e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj Organizate, të cilën e njoh aq mirë dhe e cila luan një rol kyç për promovimin e vlerave dhe luftimin e kërcënimeve të përbashkëta në fushën e sigurisë”, tha Zannier, i cili e merr detyrën më 1 korrik.

Më tej ai shtoi se pret me padurim të punoj së bashku me shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së në trajtimin e këtyre sfidave.

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së shërben si përfaqësues i Kryetarit të Radhës dhe si kryezyrtar administrativ i OSBE-së. Ai ose ajo emërohet nga Këshilli Ministerial për një periudhë trevjeçare dhe mund të riemërohet për një mandat të dytë.

Azubalis e falënderoi Sekretarin e Përgjithshëm në ikje Marc Perrin de Brichambaut për shërbimin e tij gjashtëvjeçar: “Angazhimi juaj plot përkushtim ka ndihmuar për të na udhëhequr përmes sfidave komplekse dhe për të fuqizuar dialogun tonë në fushën e sigurisë. Në Samitin e OSBE-së në Astana, dhjetorin e kaluar, ju dhe ekipi juaj siguruat drejtimin dhe njohuritë e veçanta që aq shumë na erdhën në ndihmë për arritjen e marrëveshjes për një vizion të përbashkët për një bashkësi sigurie Euroaziatike dhe Euro-atlantike të pandashme, të bashkuar, demokratike e të lirë, e cila do të qëndrojë në themel të të gjithë punës sonë”.

Ministri Azubalis, gjithashtu, i dorëzoi një çmim Perrin de Brichambaut në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij për sigurinë dhe dialogun gjithëpërfshirës në rajonin e OSBE-së.

Perrin de Brichambaut tha: “Po largohem nga kjo Organizatë e domosdoshme po aq entuziast dhe i përkushtuar ndaj vlerave dhe punës së saj sa ç’isha kur u emërova në postin e Sekretarit të Përgjithshëm, gjashtë vjet më parë. Ndihem mjaft i qetë kur mendoj se Sekretariati i OSBE-së ndodhet në duar e afta të Lamberto Zannier-it, dhe dëshiroj t’i uroj atij dhe OSBE-së gjithë suksesin e mundshëm”.

NOA

KOMENTE