Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mashtruesit online, policia: Bëni kujdes, ju vjedhin me postë elektronike
English

Mashtruesit online, policia: Bëni kujdes, ju vjedhin me postë elektronike

Tiranë, 30 qershor 2011 NOA- Policia e Shtetit bëri sot me dije se kohët e fundit janë evidentuar disa raste mashtrimesh të kryera nëpërmjet postës elektronike pre e të cilave kanë qenë qytetarë shqiptarë.

Autorët e këtyre mashtrimeve dërgojnë mesazhe elektronike ( e-mail), duke u paraqitur si përfaqësues të kompanive Yahoo, Gmail, Hotmail etj., në të cilat njoftojnë se posta elektronike është e vjetër dhe kërkohet rinovimi i fjalëkalimit përkatës. Po ashtu autorët dërgojnë për plotësim një formular, përmes të cilit kërkojnë të dhëna për gjeneralitetet, numrin e dokumentit te identifikimit dhe fjalëkalimin aktual të postës elektronike. Duke marrë të plotësuar këtë formular këta persona bëhen në mënyrë të paligjshme posedues të postës elektronike dhe e përdorin atë për qëllime mashtrimi.

Konkretisht ata dërgojnë mesazhe mashtruese tek të njohurit e viktimës së këtij mashtrimi, të cilat janë të regjistruara si kontakte në postën elektronike, duke kërkuar para për arsye nga me të ndryshmet (p.sh. sikur kanë mbetur në një vend larg, kanë humbur dokumentet dhe paratë dhe kërkojnë para borxh për të fjetur në hotel, për të prerë biletë udhëtimi për tu kthyer në shtëpi etj.).

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autorët e këtij mashtrimi janë kryesisht nga vendet e kontinentit Afrikan, Nigeria, Bregu i Fildishtë etj.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos bien pre e mashtrimeve të tilla, të shmangin komunikimet në Internet me përdorues të panjohur prej tyre, të ruajnë fjalëkalimet dhe të dhënat mbrojtëse të postës elektronike apo të çdo lloj forme tjetër komunikimi duke mos i hedhur ato në çdo lloj faqe Interneti, të jenë të kujdesshëm gjatë navigimit në Internet, si dhe për çdo rast të informojnë policinë përmes numrit të telefonit 0964102688, të Sektorit Kundër Krimeve Kompjuterike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

a.q/NOA

KOMENTE