English

V.Boas: Chelsea duhet të fitojë menjëherë

Londër, 30 Qershor NOA - Të fitojmë dhe të krijojmë një lojë të bukur. Është kjo ideologjia e Andre Villas Boas.

Tekniku i ri i Chelsea është prezantuar në stadiumin Stamford Bridge: “Të gjithëve i pëlqen loja sulmuese – shpjegoi portugezi -, nëse i hidhni një sy stafit tim teknik do të vini re diçka. Objektivi është që të fitojmë menjëherë dhe diçka të tillë ta bëjmë me talent”/

Për sa i përket krahasimit me maestron e tij Hose Murinjon, atij i duket diçka jo me vend: “Nuk jam një ‘one man show’, bëj më shumë për grupin”.

r.b/NOA

KOMENTE