Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Amerika është në anën tuaj
English

Amerika është në anën tuaj

Nga Aleksandër Arvizu*

Z. Kryeministër, të nderuar të ftuar dhe miq,

Faleminderit që jeni mbledhur me ne këtë mbrëmje, ndërsa përkujtojmë 235-vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë. Ndoshta disa prej jush mund të duan të dinë se çfarë ndodhi me 4 Korrikun? Epo, kur ndryshuam vendin e takimit, vendosëm që këtë vit mund t'i nisnim festimet më herët.

Në krye, dëshiroj të shpreh vlerësimin për ata persona të shumtë që e kanë bërë të mundur këtë eveniment të shkëlqyer. Duke rrezikuar që të mos përmend ndonjë, më lejoni të përshëndes personelin e Galerisë Kombëtare të Arteve, si dhe oficerët e policisë nga Policia e Shtetit Shqiptar dhe Policia Bashkiake e Tiranës. Më lejoni gjithashtu të përshëndes Grupin e Jazz-it të Bandës së Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë "Diplomatët", të cilët kanë udhëtuar këtu vetëm për këtë rast, si dhe Marinsat e Shteteve të Bashkuara për të cilët jam shumë krenar për paraqitjen e flamurit kombëtar. Dëshiroj të falenderoj gjithashtu personelin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, si shqiptarët ashtu edhe amerikanët.

Për disa nga personeli amerikan, kjo është ceremonia e fundit zyrtare në Shqipëri, përpara se të largohen për të marrë një emërim tjetër në detyrë përtej oqeanit ose në Uashington. Kur të takoheni me ta, ju lutem urojini gjithë të mirat në udhëtimet përpara tyre. Nëse e pyet një amerikan se çfarë i ndërmend atij ose asaj kur mendon për 4 Korrikun, ka të ngjarë të merrni përgjigjet vijuese: parada, fishekzjarre, piknike me mish të pjekur në skarë, lojëra bejzbolli, muzikë të luajtur nga bandat muzikore dhe flamuj, shumë e shumë flamuj amerikanë. Ndjesia, ndijimi që ne amerikanët përjetojmë është përmbledhur shumë mirë në njërën prej afisheve të ekspozuara këtë mbrëmje. Është një citat i shkrimtarit të mirënjohur amerikan, Xhon Apdajk (John Updike): "4 Korriku na kujton të gjithëve ne ... zbulimin e verës amerikane si kontinent tjetër, tokën e akullit dhe të akullores, dhe bejzbollit, dhe piknikëve në plazhe e koncerteve në natyrë, e lirisë që ndihet në vetë trupin".

Pjesë e traditës sonë është përsiatja mbi një prej pasazheve të përjetshëm që përmban vetë Deklarata e Pavarësisë, pasi këto fjalë, dhe fryma që ato përcjellin, jehojnë sot po aq sa në 1776:

"Ne i mbajmë këto të drejta si të vetëkuptueshme, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se Krijuesi u ka dhënë atyre disa të drejta të patjetërsueshme, se mes tyre janë jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë. Se për të siguruar këto të drejta njerëzit krijojnë qeveri, të cilat i marrin fuqitë e tyre me pëlqimin e të qeverisurve".

Këto fjalë, së bashku me Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara dhe të njëzetë e shtatë Amendamentet e Kushtetutës, formojnë themelin filozofik të sistemit amerikan të qeverisjes. Të marra së bashku, ato kanë frymëzuar breza amerikanësh, e do të vazhdojnë ta bëjnë këtë për sa kohë që ne të ekzistojmë si një komb. Kam qenë dëshmitar se si këto fjalë, dhe vlerat që ato përfaqësojnë, kanë frymëzuar një numër të pafundëm qytetarësh të Shqipërisë. Për pasojë, ngjashmërisht unë jam frymëzuar nga dashuria dhe pasioni që shqiptarët kanë për vendin e tyre. Për tejet shumë vite, vendi i drejtë i Shqipërisë në Europë, në botë dhe në histori u mohua mizorisht, dhe jo për faj të popullit shqiptar, por për shkak të qëllimeve të këqija dhe makinacioneve të disave. Ky vend i drejtë, dhe vlerësimi e respekti që vijnë me të - është tani juaji. Është juaji për shkak se e keni merituar përmes rolit tuaj konstruktiv në rajon, e tani, në vende të largëta, shumë të largëta, përmes kontributeve tuaja aktive dhe kuptimplota si pjesë e aleancës së NATO-s.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe do të mbeten gjithmonë mbështetëse e patundur e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar. Amerika është në anën tuaj ndërsa ju vazhdoni të ndërtoni një shoqëri të fortë, të ndershme dhe të drejtë: një shoqëri në të cilën potenciali i plotë i Shqipërisë mund të realizohet, ku aspiratat dhe pritjet e arsyeshme të përmbushen, ku shpresa është e gjallë dhe ëndrrat bëhen realitet.

Faleminderit për ardhjen tuaj këtu sonte. Prania juaj do të thotë shumë për ne.

Edhe një herë faleminderit!

*Fjala e Ambasadorit të SHBA Aleksandër Arvizu, dje në ceremoninë e Festës 235 Vjetorit të Pavarësisë së Amerikës.

KOMENTE