Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjiknuri: Informuam ambasadorët për shkeljet e procesit zgjedhor
English

Gjiknuri: Informuam ambasadorët për shkeljet e procesit zgjedhor

Tiranë, 1 korrik 2011, NOA- Menjëherë pas takimit mes trojkës së ambasadorëve të Bashkimit Europian dhe kreut të socialistëve Edi Rama, ka qenë deputeti socialist Damian Gjiknuri ai që ka zbardhur atë që është diskutuar mes tyre.

Sipas Gjiknurit çështje e bisedës ka qenë informimi për situatën në të cilën ndodhet Partia Socialiste pas zgjedhjeve të 8 majit dhe për shkeljet e konstatuara nga kjo parti gjatë gjithë procesit zgjedhor.

Ai tha se përfaqësuesit e trupit diplomatik u informuan për gjetjet e dhe shkeljet e bëra gjatë procesit zgjedhor, ku atyre iu paraqitën materialet përkatëse, por që nga ana e selisë rozë siç theksoi Gjiknuri, gjithë materialet do të drejtohen drejt organeve të drejtësisë për të kryer hetimet e nevojshme.

“Ne kemi detyrim të informojmë diplomatët dhe ambasadorët në vendin tonë dhe presim që ata të kuptojnë situatën e vështirë në të cilën ndodhet demokracia shqiptare. Se si do reagojnë ata, është çështje e tyre, por ata u treguan shumë të interesuar lidhur me informacioni që ne u prezantuam”, përfundoi Gjiknuri prononcimin e shkurtër për mediat.

a.y/NOA

KOMENTE