Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta – Raportuesit: Duhet reformë zgjedhore, t’u përgjigjet shqetësimeve
English

Meta – Raportuesit: Duhet reformë zgjedhore, t’u përgjigjet shqetësimeve

Tiranë, 1 korrik 2011 NOA- Bashkë-raporterët e Komisionit të Monitorimit të AP të KiE-s, senatori çek Tomas Jirsa dhe deputeti moldav Grigore Petrenco kamë takuar sot edhe kryetarin e LSI-së, Ilir Meta.

Meta u shpreh se kishte diskutuar me dy raporterët për situatën post-zgjedhore dhe për perspektivën e funksionimit të institucioneve në të ardhmen. Ai tha se kishte ndarë të njëjtin mendim me dy të dërguarit e AP të KiE-s, për zgjedhjet e 8 Majit, që ishin të standardeve europiane dhe ku qytetarët treguan vullnetin e tyre.

“Gjatë këtij takimi me raporterët e Asamblesë së përgjithshme të Këshillit të Evropës diskutuam lidhur me situatën paszgjedhore dhe njëkohësisht edhe me perspektivën e funksionimit të institucioneve në të ardhmen dhe në këtë drejtim ndamë mendime të përbashkëta se këto ishin zgjedhje vërtetë të jashtëzakonshme të standardeve evropiane ku qytetarët shqiptarë demonstruan në mënyrën më paqësore dhe më demokratike vullnetin e tyre”, tha Meta.

Duke u ndalur te rezultati i bashkisë së Tiranës, kryetari i LSi-së theksoi se një rezultat kaq i ngushtë do të sillte funksionimin e të gjitha hapësirave dhe mundësive që i jep kodi zgjedhor për secilën palë për të arritur rezultatin e dëshiruar dhe në këtë drejtim z. Meta tha se ndau të njëjtin mendim se vendimet e gjykatave janë të padiskutueshme.

Gjithashtu, Meta nënvizoi se reforma zgjedhore kishte qenë një nga çështjet e diskutuara në takim dhe në këtë drejtim ai mirëpriti ekspertizën e Komisionit të Venecias në ndryshimet që do t’i bëhen kodit të ri zgjedhor.

“Është e domosdoshme një reformë zgjedhore që t’i përgjigjet të gjitha shqetësimeve të vërejtura deri tani të bëhen më të qarta ato pjesë të procesit që nuk kanë qenë të precizuara shumë mirë në kodin aktual dhe njëkohësisht për këtë ekspertiza e Komisionit të Venecias ishte e mirëpritur”, përfundoi Meta prononcimin e tij.

a.q/NOA

KOMENTE