Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sot udhëtimi i parë i linjës hekurudhore Maqedoni-Bullgari
English

Sot udhëtimi i parë i linjës hekurudhore Maqedoni-Bullgari

Shkup, (Maqedoni) 1 korrik, NOA - Prej sot do të nis të funksionoj për herë të parë linja hekurudhore direkte Shkup-Burgas në Bullgari dhe se ajo do të funksionoj gjatë sezonit veror.

Qytetarët e vendit dhe ato të rajonit do të mund të shfrytëzojnë këtë linjë hekurudhore që nga Shkupi për të udhëtuar në Burgas, qytetin bregdetar pranë Detit të Zi dhe tejet të vizituar nga turistët e huaj.

Treni i kësaj linje çdo të premte në ora 20:40 niset nga Shkupi, por rrugëtimi i gjatë disaorësh do të mundësoj që treni të mbërrij në Burgas të nesërmen në ora 16:00. Kështu ky vlerësohet një udhëtim i gjatë me tren. Nga ana tjetër. nga Burgasi treni i kësaj linje niset nga ora 9:00 të dielave dhe mbërrin në Shkup të hënën në mëngjes. Hekurudhat e Maqedonisë bëjnë të ditur se këtë verë do të ketë linja direkte me Selanikun, Barin e Malit të Zi, Bratisllavën, Pragën, Budapestin, Kievin dhe Moskën.

NOA/INA

KOMENTE