Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasja në Vlorë, shpallen në kërkim dy vëllezërit
English

Vrasja në Vlorë, shpallen në kërkim dy vëllezërit

Vlorë, 1 korrrik 2011 NOA- Një vrasje me armë zjarri ka tronditur sot qytetin e Vlorës.

Policia ka shpallur në kërkim Ardemir Trokaj, vjeç 30 dhe Geno Trokaj, vjeç 25, të dy lindur në Llakatund dhe banues në Vlorë.

Shpallja në kërkim e vëllezërve u bë pasi dyshohet të jenë autorë të vrasjes së ndodhur sot në mesditë në vendin e quajtur “Rruga e Re”, ku ka mbetur i vrarë Altin Nelaj, vjeç 25, lindur në Berat dhe banues në Vlorë.

Sipas policisë së Vlorës ka rezultuar se shtetasi Ardemir Trokaj, në bashkëpunim me vëllain e tij, Geno Trokaj, dhe dy persona të tjerë, kanë zbritur nga një automjet, tip Ford Mondeo me targa italiane, AH 060 GM., ka ndaluar viktimën i cili po ecte në këmbë dhe pas debatesh për motive të dobta, ka nxjerrë një pistoletë tip “Miniblou” dhe ka shtënë mbi viktimën një herë duke e lënë të vdekur. Menjëherë autorët janë larguar në këmbë duke lënë në vendin e ngjarjes dy automjete, një Ford Mondeo dhe një tjetër tip fuoristradë Mercedes-Benz, ngjyrë e zezë me targa VL 0566 D, pak minuta më larg të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

a.q/NOA

KOMENTE