English

Bebet kuptojnë zërin dhe emocionet

Londër, 2 Korrik NOA - Bebet që në moshën tre muajshe “kuptojnë” emocionet e mbyllura në një zë apo në tinguj tipike njerëzore si një kollitje normale apo një moment mërzitje.

Që truri i të porsalindurve të ishte kaq i zhvilluar që në muajt e parë të jetës ka qenë një surprizë e vërtetë dhe diçka e tillë është pohuar dhe nga vetë kërkuesja londineze Evelyne Mercure, që ka drejtuar studimin në fjalë.

Në trurin e tyre – shpjegon ajo – aktivizohet një zonë neurale, lobi i tyre temporal, që kur rriten lidhet me mënyrën specifike të elaborimit të zërit dhe të përmbajtjes së tyre emotive.

r.b/NOA

KOMENTE