Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fati e solli të jetojmë në Shqipëri
English

Fati e solli të jetojmë në Shqipëri

Reportazh me ish-të burgosurit e Guantanamos në Shqipëri

Arben Muka

Nga Maji i vitit 2006 në Shqipëri janë strehuar në intervale të ndryshme kohore dhjetë nga ish-të burgosurit e Guantanamos. Njëri prej tyre është larguar për në Suedi, të tjerët po integrohen në realitetin shqiptar.

Zakir Hasam, 40 vjeç, është nga Uzbekistani. Ai ndjek studimet në njërin prej universiteteve më të njohur privatë në Tiranë në profilin e shkencave politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Zakir Hasam ka që prej nëntorit të vitit 2006 që ndodhet në Shqipëri. Kupton shumë mirë gjuhën shqipe, por e flet me vështirësi. Të gjitha mësimet në universitet i bën në gjuhën angleze. Në vendlindjen e tij thotë se ka përfunduar studimet për inxhinieri mekanike, por jeta i mori një drejtim tjetër pasi kaloi më shumë se katër vjet në Kampin e Guantanamo Bay-t.

"Nuk kisha dëgjuar kurrë për Shqipërinë"

Zakir Hasamit nuk i pëlqen ta kujtojë dhe ta ndajë me të tjerët periudhën e Guantanamos, por nga mbërritja për herë të parë në Tiranë i kujtohet thuajse çdo detaj. Mezi kuptova se kisha mbërritur në një vend që kurrë më parë se kisha dëgjuar, por që për fatin tim u adaptova shpejt, më shpejt se sa e kisha menduar, thotë ai për DW.

“Gjëja që ta lehtëson të jetuarit në Shqipëri është fakti se askush nuk merakoset se çfarë besimi ju pëlqeni ose praktikoni. Gjëja që ta vështirëson jetën këtu është gjetja e një pune. Sidomos për njerëz si ne që nuk kemi mbështetje e njohje, që kohë më parë na kanë parë me mjaft mosbesim e dyshim. Por tashmë jemi mësuar me realitetin shqiptar”.

Integrimi në Shqipëri, jo një përvojë negative

Në bazë të një marrëveshje mes autoriteteve shqiptare dhe amerikane nga fillimi i Majit të vitit 2006 nga kontigjenti i të burgosurve të kampit të Guntanamo Bay-t janë sistemuar në disa etapa 10 prej tyre. Ata janë 5 ujgurë, 2 egjiptianë dhe nga 1 prej Uzbekistanit, Tunizisë dhe Libisë. Njëri prej ujgurëve është larguar me dëshirën e tij dhe aktualisht ndodhet në Suedi tek të afërmit e tij. Sipas legjislacionit shqiptar, por dhe konform dokumenteve e akteve ndërkombëtare, kontigjenti i ish- të burgosurve të Guantanamo Bay-t është trajtuar fillimisht në Qendrën e pritjes së azilantëve dhe refugjatëve që ndodhet në periferi të Tiranës. Pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe të kërkesave për statusin e refugjatit ata janë zhvendosur në banesa me qera në qytet.

Zakir Hasam tregon se herë pas here mblidhen bashkë dhe kalojnë orë të tëra në mjedise të ngrohta dhe miqësore. Ai shton se secili prej tyre ka mjaft miq shqiptarë duke ndihmuar në integrimin social e kulturor. “Edhe në xhami shkojmë bashkë me miq shqiptarë duke biseduar për çështje nga më të ndryshmet, aktualiteti, historia dhe gjithçka njerëzore”.

Abu bëhet në Shqipëri picier

Abu Bakhr Qazim, 43 vjeç, është nga grupi i ujgurëve që mbëritën të parët në Tiranë në fillim të majit 2006. Abu ka lindur në Turkistan dhe në vendin e tij ka punuar në industrinë e lëkurës dhe më pas si tregëtar mallrash veshjeje dhe ushqimore. Pas katër viteve qëndrimi në kampin e Gunatanamo Bay-t mbërritja në Shqipëri ka qenë si e përshkruan ai si në një vend misterioz, “ku nuk dija asnjë fjalë në gjuhën vendase, asnjë zakon apo mënyrë përshëndetjeje”.

Abu Bakhr Qazimka investuar në dy vitet e fundit për të mësuar një zanat të ri për përgatitjen e picave. “Është një zanat që ka nevojë këtu. Kam bërë një kurs për picier. Pastaj kam ndjekur dhe një kurs tjetër për kuzhinë shqiptare e italiane. Them se kjo ka perspektivë për t'u punësuar dhe për të fituar para .”

Zëvendësministri i Brendshëm Avenir Peka thotë pwr DW se për trajtimin e azilantëve dhe refugjatëve në Shqipëri ka një drejtori të posaçme që mbulon problemet e tyre. Ministria e Brendshme menaxhon dhe Qendrën e pritjes, por Avenir Peka, shton se të angazhuara janë dhe institucione të tjera shtetërore. “Është ministria jonë që pranon kërkesat e azilantëve dhe jep statusin e refugjatit, pas kësaj janë institucione të tjera si Ministria e Punëve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, apo Ministria e Arsimit që merret me edukimin e fëmijëve të kësaj kategorie, etj”.

Institucionet që mbështesin ish-të burgosurit

9 ish të burgosurit e Guantanamo Bay-t që jetojnë në Shqipëri përfitojnë një ndihmë sociale prej 430 dollarë çdo muaj. Deri para një viti trajtimin e tyre shëndetësor e mbulonte UNHCR-ja, por tashmë më shumë e angazhuar vijon të mbetet Qendra për Rehabilitimin e Viktimave kundër Torturës.

Psikologja dhe punonjësje sociale në Qendër, Erinda Bllaca, shprehet se angazhimi është më shumë tek mësimi i gjuhës dhe tek trajtimi shëndetësor për të cilin ata kanë shumë nevojë. “Janë vlerësuar fillimisht nga mjeku i ynë i përgjithshëm dhe më pas i kemi adresuar tek specialistët ose i kemi blerë ilaçet. Në bazë të një projekti asistence në kuadër të Fondit të Kombeve të Bashkuara për viktimat e torturës ne i kemi ofruar shërbimin dentar, kujdesin okulistik, disa shërbime të tjera psikologjike të karakterit të përgjithshëm. Ne kemi vënë si komponent dhe ndihmën ligjore”.

Abu Bakhr Qazim thotë se shpreson që ai dhe miqtë e tij të marrin më shumë ndihmë nga shteti për trajtimin mjekësor. “Pjesa më e madhe e jona ka dhe familjen në ngarkim. Vetëm blerja e ilaçeve është e pamundur për veten dhe anëtarët e tjerë të familjes”. Zakir Hasam është bashkuar ditët e fundit me bashkëshorten e tij në Tiranë. “Fati e solli që të jetojmë në këtë vend. Dhe unë do ta ndjek fatin tim dhe të familjes. Plani i im i parë është të mbaroj studimet e larta dhe më pas të shohim. Do jem i lumtur po të kem një punë pas kësaj”, thotë për DW, Zakir Hasam, duke e ndjerë veten edhe më të afërt me kryeqytetin shqiptar.

KOMENTE