English

Plas automatiku në “Allias” të Tiranës, 3 romë të plagosur, një grua në koma

Tiranë, 2 korrik 2011 NOA – Një grua ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Tiranës kurse dy të tjerë gjithashtu u dërguan nën kujdes mjekësor pas një konflikti të dhunshëm që shpërtheu mbrëmjen e sotme pak minuta pasi hyri e shtuna në lagjen “Allias”.

Burime në vendin e ngjarjes i thanë agjencisë NOA se përleshja e armatosur ndodhi mes një grupi burra e gra të kombësisë rome, të një fisi.

Të plagosurit janë një grua dhe dy burra të së njëjtës familje. Policia tha se ka arrestuar një person si autor të krimit. I dyshuari kishte përdoru një automatik në plagosjen e tre personave.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilët vetëm pak më herët ishin instaluar aty afër tek zona e “Oxhakut” ku një person mbeti i vrarë me thikë.

e.t/NOA

KOMENTE