Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksident tragjik në Tepelenë, vdes djali, plagoset babai e motra
English

Aksident tragjik në Tepelenë, vdes djali, plagoset babai e motra

Tepelenë, 3 korrik, NOA- Një i ri ka humbur jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në orën 06.30, në aksin rrugor TepelenëGjirokastër, në vendin e quajtur Fushat e Luzatit. Personi që ka humbur jetën është

Elidjan Gjika, 22 vjeç, nga fshati Kolonjë i rrethit Gjirokastër, i cili drejtonte makinën tip “Benz” me targa GJ 29 01 A. Në të njëjtin automjet udhëtonin dhe motra dhe babai i tij, të cilët kanë mbetur të plagosur.

Aksidenti, sipas policisë së Gjirokastrës, mendohet se është shkaktuar nga humbja e kontrollit të mjetit. Gjika dhe të afërmit e tij kanë qenë duke u kthyer nga Tirana për në Gjirokastër. Në momentin e aksidentit, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën metalike anësore mbrojtëse të rrugës, e cila ka çarë automjetin mes për mes.

Si pasojë e kësaj përplasjeje me bordurën metalike, automjeti është dëmtuar rëndë dhe për pasojë edhe drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të.

Forcat e policisë janë sinjalizuar për aksidentin dhe kanë shkuar në mënyrë urgjente në. 22-vjeçari dhe dy pasagjerët të cilët janë motra dhe babai i drejtuesit të automjetit menjëherë janë transportuar për në spitalin rajonal të Gjirokastrës për të marrë ndihmën mjekësore .

Pasi mbërritjes në spital, drejtuesi i automjetit, Elidjan Gjika, si pasojë e plagëve të rënda ka humbur jetën.

Ndërsa dy pasagjerët, babai dhe motra e drejtuesit të makinës, ndodhen të shtruar në spital për ekzaminime mjekësore të mëtejshme dhe janë jashtë rrezikut për jetën .

Sipas policisë së Gjirokastrës, “grupi hetimor ka konstatuar se shkaku i kësaj përplasjeje dhe dalje nga rruga është humbja e plotë e kontrollit të drejtimit të automjetit nga ana e drejtuesit të automjetit”.

A.k/NOA

KOMENTE