Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 5 korrik 2011
English

Pasqyra e shtypit, 5 korrik 2011

Tiranë, 5 korrik 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e martë, 5 korrik 2011.

Gazeta “Shqip” çelet me titullin kryesor: “Grekët bashkë, lëvizin balancat. Negociata për një grup të ri parlamentar me deputetët minoritarë. Vangjel Dule, Vangjel Tavo, Kosta Barka mund të bashkohen, por duhen edhe disa të tjerë”. Tituj të tjerë të faqes së parë janë: “Bashkia e Tiranës ankohet në Kolegj; “Tenton vetëvrasjen publike për drejtësi. Historia e 57-vjeçarit gjirokastrit”; “Hiqet dogana për makinat, si ndryshon skema e taksave”; “Spitali “Nënë Tereza” edhe pa adrenalinë”; “Specializimet e mjekësisë edhe pas konkursit”.

E përditshmja “Panorama” ka si titull kryesor: “Gati projektligji. Qeveria heq doganën dhe taksën e makinave”. Më tej lexoni titujt “Elvis Rroshi nis detyrën”; “Edi Rama feston 47-vjetorin në familje”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “PS me dy koka, Ngjela nxjerr Ramën jashtë loje”. Më tej tituj të tjerë kryesorë të faqes së parë veçojmë: “Një i çmendur në majë të shtyllës, efektivi i RENEA lufton me vdekjen”; “Ndryshojnë tarifat për universitetet, hiqen për disa kategori”; “Vapa shton helmimet, valë kontrollesh nëpër plazhe”; “Adelina: Nëse nuk do të isha këngëtare do të isha stjuardesë”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: “Shifrat, skema e pensioneve ka falimentuar”. Argumente të tjera të faqes së parë veçojmë: “Dogana e makinave do të paguhet me këste”; “Meshkujt shqiptarë po përdorin botox”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Regjistrimi, debat në PD. Berisha: “Aleanca Kuq e Zi”, parti kundër nesh”. Tituj të tjerë të faqes së parë, “Tragjedia në Allias”; “Ditëlindja e Edi Ramës, lule nga Londo e Nikolla”; “Ervini i BB4: Pse u ndava me Ermelën, ishte tigër në dashuri”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

mit/NOA

KOMENTE