Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pollo: Ligji nuk ka lidhje me regjistrimin etnik dhe fetar
English

Pollo: Ligji nuk ka lidhje me regjistrimin etnik dhe fetar

Tiranë, 5 korrik 2011, NOA- Ministri për Inovacionin Teknologjinë Informacionin dhe Komunikimin, Genc Pollo, në fjalën e mbajtur në komisionin e ligjeve për ndryshimet e ligjit për regjistrimin e popullsisë e ka konsideruar si të domosdoshëm miratimin e tij.

Në fjalën e mbajtur në komisionin e Ligjeve ku u miratuan mendimet për ligjin për censusin 2011 u shpreh se, “Ky projektligj i shërben vetëm modernizimit të bazës ligjore për zhvillimin e censusit në Shqipëri. Ky projektligj abrogon anomalitë e ligjit të vitit 2000, vendos ndëshkime të arsyeshme për cilindo që nuk respekton rregullat e censusit dhe nuk tregon korrektesën e detyrueshme ndaj tij, mbron të dhënat personale, siç e lyp ligji kombëtar dhe ligji evropian. Ky projektligj i votuar në Kuvend do të bëjë të mundur që censusi i vjeshtës të jetë cilësor, i besueshëm, i vlefshëm dhe krejt i krahasueshëm me të ngjashmit e tij, me censuset e mbajtura në vendet e BE-së”.

Fjala e ministrit Pollo dhe përmbajtja e ndryshimeve të këtij projektligji u bënë të ditura nga një deklaratë e MITIK, duke u thënë se projektligji nuk ka asnjë lidhje me regjistrimin etnik apo fetar, siç pretendojnë sharlatanë zhurmatorë, që kanë nakatosur punët që u takojnë dhe duan të përhapin ndotje gjithandej.

Ndër amendamentet e miratuara sot në ligj vlen për tu përmendur përshtatja e terminologjisë, duke zëvendësuar termin “regjistrim” me fjalën “census”, për t’i dhënë procesit një identitet të unifikuar, në përputhje me fjalorin e gjuhës shqipe.

Një element tjetër i rëndësishëm, që u amendua, ishte shfuqizimi i pikës 3 të nenit 1, të ligjit të vitit 2000.

Nëpërmjet këtij ndryshimi synohet të theksohet fakti se të dhënat e mbledhura nga censusi nuk do të përdoren për hartimin e listave zgjedhore si dhe për pasurimin e regjistrave të gjendjes civile.

Në reagimin e MITIK lidhur me ndryshimet në këtë projektligj theksohen se, projektligji riformulon gjithashtu konceptin për detyrimin ligjor të individëve për t'u përgjigjur.

Sipas këtij ndryshimi të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, të cilët në momentin e censusit ndodhen në territorin e Shqipërisë, janë të detyruar të japin në mënyrë të plotë, të saktë dhe të besueshme informacionin e përcaktuar si të detyrueshëm në pyetësorët e censusit të popullsisë, të miratuar nga Komisioni Qendror i Censusit.

Projektligji në nenin 9 të tij, garanton ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave të grumbulluara të censusit dhe sipas tij të gjithë personat ose autoritetet publike, të përfshira në proceset e censusit, ose që kanë njohuri mbi të dhëna personale, janë të detyruar për ruajtjen e konfidencialitetit edhe pas përfundimit të procesit të censusit. Ligji ngarkon INSTAT për të marrë masa teknike dhe organizative për ruajtjen e informacionit, saktësinë dhe qëndrueshmërinë e të dhënave si dhe bërjen e të dhënave anonime, nëpërmjet fshirjes së elementëve identifikues të individëve në dosjet elektronike.

Ndër të tjera projektligji propozoi edhe një rregullim në vendosjen e sanksioneve (gjobave) për kundërvajtjet administrative që ndodhin gjatë procesit të censusit, duke u nisur edhe nga ligjet mbi censusin e popullsisë dhe banesave të vendeve anëtare, apo edhe kandidate të Bashkimit Evropian si Çeki, Slloveni e Kroaci, etj.

Sipas MITIK, neni i ndryshuar përcakton se: “Mosdhënia e informacionit (a) në formë të plotë dhe/ose (b) të saktë dhe të besueshme, të përcaktuar si i detyrueshëm, në përputhje me nenin 4, të këtij ligji dhe personi/at përgjegjës dënohet me gjobë prej 100 000 lekësh; Mosrespektimi i rregullave të konfidencialitetit të përcaktuara në nenin 9, të këtij ligji dhe personi/at përgjegjës dënohen me një gjobë prej10 000 deri 50 000 lekë; Mosrespektimi i rregullave të përcaktuara në nenin 19, të këtij ligji dhe personi/at përgjegjës dënohen me gjobë nga 15 000 deri 20 000 lekë.

Mësohet se në këtë proces, për hartimin e projektligjit, Qeveria shqiptare është asistuar nga ekspertë të huaj dhe vendas, të cilët kanë dhënë edhe rekomandimet përkatëse, duke patur në konsideratë standardet dhe rekomandimet ndërkombëtare të BE-së dhe EUROSTAT në këtë fushë, si dhe legjislacionin dhe eksperiencën e vendeve të tjera për çështjet e censusit.

Sakaq MITIK thekson se, censusi i fundit i popullsisë dhe banesave në Shqipëri është kryer më 1 prill 2001, mbështetur në ligjin e mësipërm, ndërkohë që Censusi tjetër i popullsisë është planifikuar të fillojë më 1 tetor 2011.

Gjatë paradites së sotme Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi amendimet e qeverisë për projektligjin për regjistrimin e popullsisë mbi bazë etnike e fetare, vetëm me praninë e deputetëve të maxhorancës.

Në vijimësi ky projektligj është kundërshtuar nga Aleanca Kuq e Zi, duke e konsideruar këtë si një ligj që kërkon ndryshime rrënjësore.

a.y/NOA

KOMENTE