English

Real Madrid zyrtarizon blerjen e Coentraos

Madrid, 6 Korrik NOA - Real Madrid ka zyrtarizuar më në fund blerjen e 23-vjeçarit Fabio Coentrao të Benfica.

Lojtari portugez ka firmosur një kontratë 6 vjeçare me klubin e drejtuar nga Hose Murinjo.

Siç bëhet e ditur nga mediat vendase, Reali nuk i ka bërë të njohura detajet e ekonomike të këtij operacioni.

Sipas klubit të Benfikës, kartoni i Coentrao është vlerësuar rrotull shifrës së 30 milionë eurove.

r.b/NOA

KOMENTE