English

Dëshironi një fëmijë? Mund ta fitoni...

Londër, 7 Korrik NOA - Gëzimi që sjell një fëmijë duhet thënë se është tejet i madh. diçka të tillë nuk mund ta themi për Britaninë e Madhe, vend në të cilin me 20 sterlina mund të blesh një biletë lotarie ku mund të :fitosh” një bebe.

Duke nisur që nga 30 korriku “Ivf Lottery” do të vërë në lojë, për prindërit e rinj, një shifër për 25 mijë sterlina të cilat do të shkojnë vetëm për kurime dhe trajtime të fekondimit të asistuar në klinikat më të specializuara të kësaj fushe.

Biletat, për të gjithë të interesuarit e kësaj lojë, mund të blihen online ose në pikat e shitjeve të gazetave në Britani.

Loja është e hapur dhe për personat beqar, homoseksualë dhe të moshuar: të gjithë do të kenë mundësinë që të kalojnë këtë çmim tek miqtë apo familjarët e tjerë të tyre.

r.b/NOA

KOMENTE