Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shtypi amerikan për protestën e muslimanëve në Kosovë
English

Shtypi amerikan për protestën e muslimanëve në Kosovë

Shkup, 7 korrik 2011, NOA – Pamje të tilla që vijnë nga Kosova, vënë në pikëpyetje përkushtimin e proklamuar gjithandej për Kosovën, si aleate dhe mike e SHBA-ve, shkruajnë disa artikuj të shtypit amerikan.

Shtypi amerikan këto ditë ka shkruar për protestat e besimtarëve myslimanë në Prishtinë që me flamuj të Hamasit dhe veshje jo karakteristike për shqiptarë dhe evropianë, kanë kërkuar ndërtimin e një xhamie të madhe përballë Katedrales katolike.

Siç bëhet me dije kanë qenë disa mediume, të cilat gjatë javës janë marrë me protestën e organizuar në Prishtinë nga një grup radikalësh myslimanë.

Kështu Canada TV ka transmetuar një reportazh nga ky manifestim, Los Angelos Times ka botuar një raport me titull: “Protestat e myslimanëve në Kosovë për ndërtimin e një xhamie të re”.

Të njëjtin titull mban edhe shkrimi i emetuar në televizionin MSNBC.

Ndërkaq programi radioteleviziv: “National Program Radio NPR” po ashtu transmeton një raport për protestën, në të cilin shkruan se dhjetë vjet pas skicimit të hartës së re në Ballkan, po fillon një ndikim i ri islam në rajon.

Shkrimi përmend Bosnjen dhe Kosovën si dy vende në rajon ku ka filluar të hetohet ndikimi islamik.

Ndërkaq gazeta “The Huffington Post” ka botuar një koment të kolumnistit Stephen Schwartz me titull : Kosova në krizë islamike”.

Autori është njohës i mirë i jetës në Kosovë, pasi ka jetuar një kohë të gjatë në rajon.

Fillimisht ai i bën një përshkrim kohës së hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë dhe më pas përshkruan gjendjen në Kosovë para dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Në fund të këtij komenti autori del në përfundimin se: “Më tepër se një vend i islamit radikal, Kosova mund të bëhet vendi i parë në Evropë, ku fryma e "Pranverës myslimane" frymëzon një protestë kundër korrupsionit dhe akomodimin e radikalizmit. Paralele me Libinë, SHBA dhe NATO duhet t’i kushtojnë një vëmendje doktrinës së mbrojtjes kundër shkeljes së të drejtave të njeriut dhe vendosjen e ideologjive radikale” thuhet në këtë artikull të Stephen Schwartz.

INA/NOA

KOMENTE