English

Tenton arratinë e të shoqit nga burgu me valixhe

Quintana Roo, 7 Korrik NOA - Është tradhtuar nga shikimi dhe nga fakti se po e tërhiqte disi me vështirësi valixhen dhe në këtë mënyrë agjentët e policisë të burgut të Chetumal, në shtetin e Quintana Roo, e kanë ndalur dhe i kanë kërkuar hapjen e bagazheve.

Në atë moment zbuluan se në bagazhet e saj brenda në valixhe ndodhej bashkëshorti. Juan Ramirez Tijerina duhet të kalojë një dënim prej më shumë se 20 vite për armëmbajtje pa leje dhe bashkëshortja e tij 19-vjeçare Maria del Mar Arjona, sapo kishte kryer vizitën e saj në burg.

Policia e ndali gruan, Maria del Mar Arjona dhe kjo teksa vajza e re po përpiqej të largohej nga burgu me valixhen e rënduar.

r.b/NOA

KOMENTE