English

Bie makina në greminë, përplasja fatale i shkakton vdekjen 50 vjeçarit

E premte, 8 korrik 2011, NOA- Pesë persona të nisur për pushime në drejtim të pikës turistike të Valbonës kanë ndryshuar drejtim në saj të një të papriture që u ka ndodhur.

Ka qenë kjo pista kryesore lidhur me ngjarjen, ku pikërisht aksi rrugor Qafë Mali- Bajram Curri ka qenë vendi në të cilin makina ka dalë nga rruga, për të përfunduar më tej në një greminë prej dhjetëra metrash.

Ndërsa katër pjesëtarë që ndodheshin në makinë kanë marrë plagë të rënda si rrjedhojë e përplasjes, ajo ka rezultuar fatale për 50 vjeçarin Nebi Mustafaj i cili ishte pasagjer i kësaj makine.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se identitetet e të plagosurve janë S.Ymeraj i cili ishte drejtuesi i automjetit, N.Ymeraj, E.Ymeraj, dhe K. Cakrri të gjithë me lidhje familjare me njeri tjetrin, janë nisur menjëherë në drejtim të spitalit, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e policisë pista kryesore e aksidentit dyshohet të jetë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit.

a.y/NOA

KOMENTE