English

Dy plagosje me armë gjatë natës në Durrës, në kërkim autorët

Durrës, 8 korrik, NOA – Mbrëmja e djeshme ka shënuar dy ngjarje të rënda kriminale në qytetin e Durrësit, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur, në ngjarje të veçanta, dy persona.

Dje rreth orës 21.45, në lagjen Nr. 1, në vendin e quajtur “Currila”, është qëlluar me armë zjarrin 32-vjeçari me inicialet E.E. Motivet ngjarjes nuk janë sqaruar ende. Ndërkohë që 32-vjeçari ka marrë një plumb në këmbë. Ai është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Për ngjarjen në fjalë, korrespodentin i Agjencisë NOA raporton se kanë nisur hetimet nga ana e policisë dhe po punohet për kapjen e autorit.

Rreth dy orë më vonë, një tjetër ngjarje ka tronditur qytetin bregdetar. Në lagjen Nr. 1, në Rrugës Tregtare, është plagosur me armë zjarri qytetari me inicialet, A. Z 23-vjeç. I riu është shoqëruar në mënyrë urgjente në spital, ku ka marrë ndihmën e parë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Forcat e policisë së Durrësit kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes dhe po punohet për arrestimin e tij.

a.k/NOA

KOMENTE