English

Merret peng pronari i një pike bastesh, telefonata: E kemi rrëmbyer

Tiranë, 8 Korrik 2011 NOA – Pronari i një pike bastesh sportive është raportuar të jetë rrëmbyer në Tiranë. Denoncimi është bërë nga familjarët e Ilir S., banues në zonën e Profarmës në Tiranë.

Pengmarrja ka ndodhur sot në mes të rrugës në kryeqytet tek rruga “Siri Kodra”. Kanë qenë katër persona të pamaskuar të cilët e kanë marrë me forcë 45 vjeçarin Ilir S., dhe e kanë futur në një makinë duke shkuar në drejtim të komunës Dajt.

Burime policore i thanë agjencisë NOA se një telefonatë është bërë te familja e Ilir S., duke i thënë se ai është rrëmbyer dhe mbahet peng prej tyre.

Policia tha se po heton pistën e pengmarrjes sikurse ka denoncuar familja por nuk përjashton dhe pista të tjera ku përfshihet ndonjë borxh i mundshëm i pashlyer.

e.t/NOA

KOMENTE