Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet një prej pengmarrësve të Sajmir Shenjatarit
English

Arrestohet një prej pengmarrësve të Sajmir Shenjatarit

Tiranë, 9 korrik NOA – Kapet njëri prej 4 pengmarrësve të ditës së djeshme në Tiranë. Burimet policore konfirmuan për agjencinë NOA se është arrestuar 31 vjeçari Esat Luga, i cili u përfshi të premten në pengmarrjen disa orëshe të Sajmir Shenjatarit. Luga u ndalua e më pas arrestua pranë zonës “Don Bosko”, ndërkohë që janë shpallur në kërkim edhe 3 pengmarrësit e tjerë.

Në orën 19 të ditës së djeshme, pronari i një pike bastesh sportive dhe një furre buke u mor peng pranë “Profarmës”.

Kanë qenë katër persona të pamaskuar, të cilët e kanë marrë me forcë 30-vjeçarin, Sajmir Shenjatari dhe e kanë futur në një makinë, duke shkuar në drejtim të komunës Dajt. Burime policore i thanë agjencisë NOA se një telefonatë është bërë te familja e Saimirit, duke i thënë se ai është rrëmbyer dhe mbahet peng prej tyre.Policia tha se po heton pistën e pengmarrjes sikurse ka denoncuar familja por nuk përjashton dhe pista të tjera ku përfshihet ndonjë borxh i mundshëm i pashlyer dhe vetëgjyqësia.

a.q/NOA

KOMENTE