Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto: Zgjedhjet u mbyllën, tani gati për reformën e ardhshme
English

Haxhinasto: Zgjedhjet u mbyllën, tani gati për reformën e ardhshme

Dubrovnik, 9 korrik 2011 NOA – Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto deklaron se procesi elektoral ishte transparent në përputhje me ligjet ekzistuese. Duke folur për situatën politike në Shqipëri, gjatë Samitit të 6-të të Kroacisë, me temë “Dekada e Re për Evropën Juglindore – Finalizimi i Tranzicionit”, Haxhinasto tha se ajo që nevojitet është një reformë elektorale në të ardhmen, ku të përfshihen dhe rekomandimet e OSBE-ODHIR.

Përsa i përket bashkëpunimit rajonal, Haxhinasto tha se ka një sërë sfidash përpara si: ndërtimi i një infrastrukture të integruar rajonale si dhe lëvizja e kapitaleve dhe njerëzve pa barriera. “Një progres i madh është bërë në lëvizjen e qytetarëve vetëm me karta identiteti në rajon. Gjithashtu, shtoi ai, rajoni po bashkëpunon dhe në misione ndërkombëtare të sigurisë si në Afganistan por edhe në kuadër të ndihmës për vendet në Veri të Afrikës që ata të përfundojnë tranzicionin e tyre.”

a.q/NOA

KOMENTE