Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maqedoni, Qeveria e re shtyhet për javën e ardhshme
English

Maqedoni, Qeveria e re shtyhet për javën e ardhshme

Shkup, 9 korrik 2011, NOA- Edhe pse mbrëmë ishte pritur që të përfundojnë negociatat për Qeverinë e re, kjo nuk ndodhi, por që sipas marrëveshjes më të fundit VMRO-DPMNE dhe BDI janë dakorduar që kjo të ndodhë më vonë deri të martën.

Dy partitë kanë shtyrë zbardhjen e përbërjes së re qeveritare për javën tjetër, pasi akoma nuk është arritur marrëveshja për ndarjen e disa drejtorive të rëndësishme, ku BDI është e vendosur që të drejtojë njërën nga dy drejtoritë relevante të Ministrisë së Punëve të Brendshme: Drejtorinë e Sigurimit Publik dhe Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim si dhe njërën nga dy drejtoritë e rëndësishme të Ministrisë së Financave: Drejtorinë e të Ardhurave Publike apo Drejtorinë e Doganave.

Negociatat po vijojnë edhe lidhur me ndarjen e disa drejtorive të tjera, ndërsa marrëveshja është drejt finalizimit edhe për platformën politike që BDI synon ta përfshijë në programin qeveritar.

Nga BDI akoma nuk kanë zbardhur asnjë emër se kush do të drejtojë ministritë dhe disa kuadrot që do të jenë në pozitat e zëvendësministrave, sekretarëve shtetëror dhe drejtorive.

Nga ana tjetër, edhe në VMRO-DPMNE asnjë emër nuk është përfundimtar rreth përfshirjes në kabinetin e ri të mandatarit Nikolla Gruevski. Ditëve të fundit nga dyja partitë vijojnë të përmenden emra të kandidatëve për ministra, mirëpo asnjë nga ata nuk konfirmohen zyrtarisht nga shërbimet partiake.

(INA)/NOA

KOMENTE