Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
MASH: Shkolla nis më 12 shtator
English

MASH: Shkolla nis më 12 shtator

Tiranë, 9 korrik 2011 NOA – Më 12 shtator shkollat 9 vjeçare dhe të mesme në të gjithë vendin do të hapin dyert për nxënësit. Drejtori i Arsimit Parauniversitar në MASH, Fatmir Vejsiu foli sot për vitin e ri shkollor.

Vejsiu bëri të ditur edhe pauzat që do të kenë në dispozicion mësuesit dhe nxënësit përgjatë 2012-tës, deri në përfundim të mësimit në datën 6 dhe 13 qershor, sipas dy sistemeve.

Tashmë kanë përfunduar të gjitha provimet dhe procesi i maturës shtetërore është drejt finalizimit. Nga ana tjetër aurotitetet arsimore bëjnë bilancin e mbarëvajtjes dhe problemeve.

Teksa në maturën e 2011-tës, maturantët kopjuan masivisht, dhe pati mungesa të mirëadministrimit, ata të 2012-tës pritet të kenë rregulla më të forta. Vejsiu thotë se për maturën e ardhshme duhet një menaxhim më i mirë dhe provimet do të zhvillohen në auditoret universitare. Sipas kalendarit, provimet e lirimit do të kryhen në 7-22 qershor, ndërsa provimet e maturës 22-30 qershor 2012.

a.q/NOA

KOMENTE