English

Milan, të gjitha shpenzimet për Schweinsteiger

Milano, 9 Korrik NOA - Këtë herë mund të themi se jemi në rrugën e duhur: Milani ka zgjedhur lojtarin që do të përfaqësojë të shumëpërfolurin Mister X dhe bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar gjerman të Bajernit të Munihut Bastian Schweinsteiger.

Ky emër duhet thënë se nuk është i ri në ambientin e kuq e zinjve, pasi drejtuesit e kanë kërkuar atë prej kohësh, por me sa duket Mssimiliano Allegri ka insistuar shumë për të.

Tekniku kuq e zi ka theksuar se mesfushori gjerman është adapt për mesfushën e ekipit pasi përshtatet si teknikisht ashtu dhe faktikisht dhe për këtë arsye u ka kërkuar dirigjentëve të skuadrës ta mbyllin sa më shpejt marrëveshjen.

r.b/NOA

KOMENTE