Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parietti: Jam gati të bëhem gjyshe
English

Parietti: Jam gati të bëhem gjyshe

E shtunë, 9 korrik 2011, NOA- “Unë kam qenë një nënë e rëndë, por e dashur. Ne jetojmë ende bashkë, shtëpia është e madhe dhe ka vend për të gjithë. E adhuroj djalin tim Francesco, dhe e dua të fejuarën e tij Greta, mezi pres që ata të martohen dhe të kenë fëmijë”, është shprehur Alba Parietti.

Më tej ajo ka shtuar se nuk shqetësohet nga ideja e të quajturit “gjyshe”, përkundrazi shprehet e kënaqur, përveç faktit se i vjen keq që nuk pati fëmijë të tjerë.

“Christopher Lambert ma kishte kërkuar , por unë nuk isha e sigurt që marrëdhënia jonë do të zgjaste dhe nuk e ndjeva të bëja fëmijë. Gabova, fëmijën duhet ta kisha bërë gjithsesi për vete”, vijon më tej Alba.

Për ditëlindjen e pesëdhjetë, ajo do i dhurojë vetes një festë të paharrueshme me 150 mysafirë dhe një libër mbi paraardhësit e babait dhe familjen e shquar të nënës, bastisjet, bombat, urinë: “Nga ditari i prindërve të mi, kam zbuluar një epokë që vlen të kujtohet”, përfundon Parietti.

a.y/NOA

KOMENTE