Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Peshëngritja shqiptare synon trofe në Lojërat Olimpike të Londrës
English

Peshëngritja shqiptare synon trofe në Lojërat Olimpike të Londrës

Tiranë, 9 korrik 2011, NOA – Peshëngritja shqiptare, sporti shqiptar më i vlerësuar me medalje në aktivitetet prestigjioze ndërkombëtare ka lajtmotiv të planeve për trofe, Lojërat Olimpike të Londrës, që do të mbahen në vitin 2012.

Emri, tek i cili varen shpresat e ekipit kombëtar të peshëngritjes, është Daniel Godelli. Pas pesë medaljeve dhe shpalljes kampion bote për të rinj, peshëngritësi shqiptar synon trofeun e olimpiadës së Londrës.

19-vjeçari Godelli u shpall kampion bote për të rinj në peshën 69 kg.

Ai aspiron për rezultat edhe në botërorin e peshëngritjes, që do të zhvillohet në Paris gjatë muajit nëntor.

Ky kampionat kualifikon sportistët për Lojërat Olimpike Londër 2012, ku peshëngritja shqiptare synon të marrë pjesë me 5 sportistë.

Deri më tani peshëngritja shqiptare është vlerësuar me 175 medalje ndërkombëtare në 60 vitet e themelimit të federatës.

Rikthejmë në vëmendje se peshëngritësi shqiptar, kampioni Pirro Dhima, pas largimit nga Shqipëria në vitin 1992 dhe garimit nën flamurin grek u shpall tri herë kampion olimpik, përkatësisht në lojërat olimpike të vitit 1992, 1996 dhe 2000.

Peshëngritësi Pirro Dhima përfaqësoi për herë të parë Greqinë në lojërat Olimpike të Barcelonës në vitin 1992.

mit/NOA

KOMENTE