Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Raporti: Homoseksualiteti lejohet në 113 vende, i paligjshëm në 76
English

Raporti: Homoseksualiteti lejohet në 113 vende, i paligjshëm në 76

Uashington, 9 korrik, NOA - Plotësisht i njohur si një realitet nga 113 vende të botës të cilët e kanë legalizuar dhe dekriminalizuar homoseksualitetin gjatë viteve, koncepti i bashkimit të të njëjtit seks, është ende i paligjshëm në 76 vende dhe dënohet me vdekje në pesë të tjera: Iran, Arabi Saudite, Mauritani, Jemen dhe Sudan.

Këto shifra publikohen në një artikull të veçantë të “International News”, me autor Sabir Shah, sipas të cilit, vendet myslimane ku homoseksualiteti është një gjë e ligjshme janë Mali, Jordania, Indonezia, Kazakistani, Turqia, Taxhikistani, Kirgistani, Bosnjë- Hercegovina, Azerbajxhani etj. Një vështrim kurioz mbi konceptin e homoseksualitetit dhe fakteve të mbledhura nga dokumentet e shumta të Kombeve të Bashkuara dhe të raportit më të fundit mbi studimin homoseksual publikuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Lesbikeve, Gay-ve, Biseksualëve, Trans dhe Inter-seksualëve, tregojnë se njerëzit gjithashtu dënohen me vdekje për orientimin e tyre seksual në Somalinë jugore dhe rreth 12 shtete nigeriane.

Në Sudan përshembull, kur dikush shpallet fajtor për homoseksualitet, në këtë vend dënohet me vdekje përmes goditjes me gurë, ose merr burgim të përjetshëm.

Kurse Irani është ndoshta i vetmi vend ku ekzekutohet numrin më i madh të qytetarëve për homoseksualitetin.

Që nga revolucioni islamik, qeveria iraniane ka ekzekutuar më shumë se 4.000 persona të akuzuar për akte homoseksuale.

Shoqata Ndërkombëtare e Lesbikeve, Gay-ve, Biseksualëve, Trans dhe Inter-seksualëve (ILGA), e cila u themelua në vitin 1978, me misionin e mbrojtjes së të drejtave të këtyre kategorive, tashmë numëron 700 organizata anëtare, në 110 vende të botës.

Përpjekjet e ethshme të ILGA-s dhanë frute, kur më 18 dhjetor 2008, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më në fund njohu të drejtat e kësaj kategorie, përmes mbështetjes nga 66 vende.

Është e vetëkuptueshme se që nga fundi i shekullit të 19, zërat janë ngritur në të gjithë Perëndimin për njohjen e të drejtave të barabarta për homoseksualët, duke përfshirë të drejtat e tyre për martesa, adoptimin e fëmijëve, punësimin dhe qasje të barabartë në kujdesin shëndetësor etj.

Këtë vit, jo më pak se 85 vende në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, kanë dënuar persekutimin në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

Vendet ku homoseksualiteti është legal

Sipas raportit të ILGA-s, homoseksualiteti është ligjor në 113 vendet e mëposhtme:

Gjermani (1968), Greqi (1951), Kanada (1969), Shtetet e Bashkuara (2003), Australi, Hungari (1962), Islandë (1940), Irlandë (1993), Itali (1890), Kosovë (1994), Letoni ( 1992), Lihtenshtejni (1989), Lituani (1993), Luksemburg (1795), Benin, Burkina Faso, Bregu i Gjelbër (2004), Republika Qendrore e Afrikës, Çad, Kongo, Bregu i Fildishtë, Guinea Ekuatoriale (1931), Gabon, Guinea-Bissau (1993), Madagaskar, Mali, Nigeri, Ruanda, Afrika e Jugut (1998), Kamboxhia, Kina (1997), Timori Lindor (1975), Indi (2009), Indonezi, Izrael (1988), Japoni (1882), Jordan (1951), Kazakistan (1998), Kirgistan (1998), Laos, Mongoli (1987), Nepal (2007), Koreja e Veriut, Filipinet, Korea e Jugut, Tajvani (1896), Taxhikistani (1998), Thailand (1957), Turqi (1858), Vietnam, Uest Bank në Autoritetin Palestinez, Shqipëri (1995), Andorra, Armenia (2003), Austri (1971), Azerbajxhan (2000), Belgjika (1795), Bosnjë dhe Hercegovinë (1998) , Bullgaria (1968), Kroaci (1977), Qipro (1998), Republika Çeke (1962), Danimarka (1933), Estonia (1992), Finlanda (1971), Francë (1791), Gjeorgjia (2000), Maqedoni (1996 ), Malta (1973), Moldavia (1995), Monako (1793), Mali i Zi (1977), Holanda (1911), Norvegji (1972), Polonia (1932), Portugalia (1983), Rumani (1996), Rusia ( 1993), San Marino (1865), Serbia (1994), Sllovakia (1962), Sllovenia (1977), Spanja (1979), Suedia (1944), Zvicër (1942), Ukraina (1991), Mbretëria e Bashkuar, Vatikani ( 1929), Argjentina (1887), Bahamas (1991), Bolivia, Brazil (1831), Kosta Rika (1971), Kili (1999), Colombia (1981), Cuba (1979), Republika Dominikane, Ekuador (1997), El Salvador, Guatemala, Haiti, Honduras (1899), Meksikë (1872), Nikaragua (2008), Panama (2008), Paraguaj (1880), Peru (1836), Suriname (1869), Uruguai (1934), Venezuela Mikronezi, Zelanda e Re (1986).

Ndërkohë që vende të tilla si Afrika e Jugut, Islanda, Belgjika, Holanda, Norvegjia, Spanja, Suedia, Portugalia, Argjentina dhe Kanada etj, lejohen çiftet e të njëjtit seks që të lidhin një nyje martesore.

Kurse në Afrikën e Jugut, Izrael, Andorra, Norvegji, Spanjë, Suedi, Britani, Belgjikë, Danimarkë, Holandë, Kanada, Brazil, Argjentinë, SHBA, Meksikë, Australi dhe Islandë etj gjithashtu, lejohen çiftet e të njëjtit seks, që të birësojnë fëmijë.

Vendet ku homoseksualiteti është ilegal:

Algjeria, Angola, Botsvana, Burundi, Kameruni, Komoret, Egjipti, Eritrea, Etiopia, Gambia, Gana, Guinea, Kenia, Lesoto, Liberia, Libia, Malavi, Mauritania (dënim me vdekje), Mauritius, Marok, Mozambik, Namibia, Nigeria, Sao Tome dhe Principe Seychelles, Senegal, Sierra Leone, Somalia, Sudan (dënim me vdekje), Svaziland, Tanzania, Togo, Tunizi, Uganda, Zambia, Zimbabve, Afganistan, Bangladesh, Butan, Brunei, Burma, Iran (dënim me vdekje), Kuvajti, Libani, Malajzia, Maldives, Oman, Pakistan, Katari, Arabia Saudite (dënim me vdekje), Singapor, Sri Lanka, Siri, Turkmenistani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Uzbekistan, Jemeni (dënim me vdekje), Gaza në Autoritetin Palestinez, Republika Turke e Qipros Veriore, Antigua dhe Barbuda, Barbados, Belize, Republika Dominikane, Grenada, Guyana, Xhamajka, Trinidad dhe Tobagos, Kiribati, Nauru, Palau, Papua Guinea e Re, Samoa, Ishujt Solomon, Tonga, Tuvalu.

n.e/NOA

KOMENTE