English

SHBA, vdes ish-zonja e parë Betty Ford

E shtunë, 9 korrik 2011, NOA- Betty Ford e veja e Presidentit të Amerikës Gerald Ford, ka gjetur vdekjen në moshën 93 vjeçare.

Ky lajm është bërë i ditur nga ish-zonja e parë Nancy Regan e cila tha, “Jam thellësisht e hidhëruar për vdekjen e Betty Ford”.

Bashkëshortja e Ford i dha emrin e saj një klinike të famshme e cila merret me rehabilitimin e personave që kanë varësi nga droga dhe nga alkooli.

Gerald Ford i dalë nga radhët e republikanëve ka qenë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 1974 deri në vitin 1977, i vili vdiq në vitin 2006.

a.y/NOA

KOMENTE