English

Shtyhet në gusht prezantimi i Samsung Galaxy Tab 8.9

Kore e Jugut, 9 Korrik NOA - Pyetja kishte mbetur ende pa përgjigje: “Kur do të prezantohet Samsung Galaxy Tab 8.9?”.

Tani, më në fund mund ti japim një përgjigje të saktë në lidhje me hedhjen në treg të tabletës që mban firmën e Samsung.

Me një komunikatë zyrtare nga kompania koreane-jugore është shkruar se prezantimi i Samsung Tab me një ekran prej 8.9 polësh do të bëhet në muajin gusht, duke e shtyrë datën me rreth dy muaj.

Kjo ka ardhur si rrjedhojë e problemeve teknike që kanë përfshirë ekranin dhe ndikimin e rezistencave.

Për shumë përdorues, dimensioni që karakterizon Galaxy Tab është ai ideal për sektorin e tabletave.

r.b/NOA

KOMENTE