Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi bën që Serbia të bojkotojë samitin e Kroacisë
English

Thaçi bën që Serbia të bojkotojë samitin e Kroacisë

E shtunë, 9 korrik 2011, NOA- Ashtu si dhe vitin e kaluar, prania e Kosovës dhe e Kryeministrit Hashim Thaçi në samitin tradicional të Kroacisë ka bërë që Serbia të bojkotojë punimet e tij.

Në samitin e Dubrovnikut ku do të mblidhen krerët e gjithë vendeve të rajonit të Europës Juglindore, Serbia sërish do të mungojë duke refuzuar edhe tryezën e përbashkët.

Ndërkaq organizatorë dhe mikpritës të këtij takimi janë Presidenti kroat, Ivo Josipoviq, kryeministrja Jadranka Kosor, dhe kryetari i Kuvendit kroat, Luka Bebiq, ndërsa përveç kryeministrit Thaçi, në takimin që ka nisur dje dhe përmbyllet të shtunën janë paralajmëruar se do të marrin pjesë edhe kryeministri belg, Yves Letern, kryeministri slloven Borut Pahor, ai bullgar, Bojko Borisov, maqedonas, Nikolla Gruevski, si dhe malazias, Igor Lukshiq.

a.y/NOA

KOMENTE