Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjerohet rrjeti i dyqaneve AMC, qendër teknologjike në rrugën “Hoxha Tahsim”
English

Zgjerohet rrjeti i dyqaneve AMC, qendër teknologjike në rrugën “Hoxha Tahsim”

Tiranë, 9 korrik, NOA - Tirana ka që prej kësaj të enjteje një hapësirë të re që i kushtohet fjalës së fundit në teknologjinë e telekomunikacionit. Kompania AMC prezantoi dyqanin e ri të saj në rrugën “Hoxha Tahsim”, i cili i shtohet rrjetit më të madh të dyqaneve në Shqipëri.

Me rastin e kësaj ceremonia u zhvillua një shorte për të gjithë banorët e zonës. Çmimi për fituesin ishte një “iPhone 4”. Shorteu i radhës do të hidhet disa ditë më pas në të njëjtin dyqan. Të gjithë banorët e kësaj zone mund të paraqiten në dyqanin në rrugën Hoxha Tahsim, të plotësojnë formularin dhe kështu kanë mundësi të marrin pjesë në shorte.

Shorteu i parë për celularin “iPhone 4” u hodh gjatë ceremonisë së hapjes. Çmimin e fitoi znj. Elisabeta Myrteli. Banorët e zonës mund të fitojnë “iPhone 4” tjetër nëse i përgjigjen saktë pyetjes, e cila bëhet e ditur në dyqanin AMC.

Të pranishmit në ceremoni i përshëndeti z. Pericles Kanellos, Drejtor i Divizionit të Shitjeve në AMC. Ai tha se “ky dyqan vazhdon të njëjtën linjë të filozofisë së AMC, e cila abonentin e ka në qendër të vëmendjes. Dyqani përfaqëson një mjedis miqësor, ku abonentët kanë mundësi të përfitojnë nga produktet dhe shërbimet e AMC, gjithashtu të përjetojnë zhvillimet moderne teknologjike në telekomunikacion”.

a.k/NOA

KOMENTE