Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Alb Konfindustria: Defiçiti tregtar është thelluar, qeveria të marrë masa
English

Alb Konfindustria: Defiçiti tregtar është thelluar, qeveria të marrë masa

Tiranë, 10 korrik 2011, NOA – Defiçiti tregtar në tre muajt e parë të vitit 2011 është thelluar me 10 përqind më shumë se në tre muajt respektivë të vitit të shkuar. Shqetësimin për thellimin e tij e ngriti Konfederata Kombëtare e Industrive, e cila argumenton se defiçiti tregtar në rritje është një nga arsyet kryesore të uljes së rendimentit fiskal të parashikuar të ekonomisë shqiptare.

Administratori i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku deklaroi se rendimenti fiskal u pasqyrua me shkurtimin e pothuaj 200 milion dollarë shpenzimeve buxhetore për vitin financiar në vazhdim, të miratuar së fundmi nga Kuvendi i Shqipërisë, përmes miratimit të buxhetit të rishikuar.

Alb Konfindustria i bën apel qeverisë që të parashikojë masa të jashtëzakonshme për zhvillimin afatgjatë të ekonomisë kombëtare.

Sipas Konfindustrisë këto masa duhen për shkak të uljes së vazhdueshme të të ardhurave vjetore nga remitancat, kufizimit të mundësive për të rritur borxhin publik si dhe mundësitë e pakta për të përfituar nga proçese privatizimi të pronës publike për shkak të cilësisë së pjesës së mbetur dhe kërkesës së ulët të investitorëve dhe tregjeve të huaja.

“Nxitja me çdo kusht e prodhimit vendor sidomos e drejtuar për tregun e brendshëm është mënyra e vetme për të ulur rreziqet, që i vinë ekonomisë kombëtare nga kahu negativ i thellimit të deficitit tregtar”, nënvizoi administratori Buxhuku.

Ai thotë se duhen ndërmarrë edhe veprime të shpejta nga institucionet qeveritare shqiptare përfshi edhe Shërbimin Informativ Shtetëror/ SHIK për ndalimin e daljes së jashtëligjshme jashtë vendit të kapitaleve financiare shqiptare.

Buxhuku apelon se ndërkohë duhen shfrytëzuar me çdo kusht mundësitë e dhëna nga ligji i faljes fiskale për thithjen e të ardhurave financiare të siguruara nga qytetaret shqiptare jashtë vendit, i cili është në fuqi prej pothuaj 2 muajsh.

Sipas konfindustrisë muajt e pushimeve verore që shoqërohen me ardhjen e emigrantëve në atdhe janë koha më e përshtatshme për kryerjen me sukses të procesit të sipërpërmendur.

Ky apel mbështetet në vlerësimin e krahasuar të pasojave të krizës financiare, që ka prekur disa vende të BE-së përfshi Greqinë, si një partner i rëndësishëm i vendit tonë.

mit/NOA

KOMENTE