Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kanali i Suezit “zonë e ndaluar”, Egjipti: Suezi mbikëqyret rreptësisht
English

Kanali i Suezit “zonë e ndaluar”, Egjipti: Suezi mbikëqyret rreptësisht

Kajro, 10 korrik 2011, NOA – Të lundrosh në kanalin e Suezit është një mision i pamundur pasi askujt nuk i lejohet të kalojë përtej tij.

Lajmin e bëri publik presidenti i autoritetit vendor egjiptian që merret me rregullat e strategjisë së kalimit në kanalin e Suezit, që gjendet në lindje të gadishullit të Sinait, mes portit Said në Mesdhe dhe Suezit në Detin e Kuq.

Duke folur për agjencinë italiane “ANSA” gjenerali Ahmed Fadel, deklaroi se “kanali i Suezit ndodhet tërësisht në mbikëqyrje të rreptë. Nuk do të lejojmë askënd t’i afrohet apo të krijojë një situatë rreziku në këtë zonë”, nënvizoi Fadel.

Sipas gjeneralit egjiptian vënia në mbikëqyrje të rreptë e kanalit bëhet për ruajtjen e sigurisë kombëtare të vendit.

Vendimi për ta vënë në rreth të kuq si zonë të ndaluar kanalin e Suezit erdhi pasi nga e mërkura vendi është përfshirë nga protesta, që ende nuk kanë shënuar ndonjë përplasje që të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në funksionimin e kanalit të Suezit.

mit/NOA

KOMENTE