Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KQZ, nuk arrihet shumica, rrëzohet akti për mandatet e Këshillit Bashkiak
English

KQZ, nuk arrihet shumica, rrëzohet akti për mandatet e Këshillit Bashkiak

Tiranë, 11 korrik 2011 NOA – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka mundur të miratojë aktin, në bazë të të cilit, bëhet shpërndarja e mandateve për 55 anëtaret e rinj të Këshillit Bashkiak, pas zgjedhjeve të 8 Majit.

4 votat pro të përfaqësuesve të mazhorancës dhe 2 votat kundër të opozitës kanë bërë, që të mos arrihet shumica e cilësuar, që në bazë të ligjit do të duhet, për miratimin e përbërjes së re të Këshillit Bashkiak për Tiranën.

E nisur rreth orës 18.00 mbledhja është karakterizuar nga debate mes kryetarit Ristani dhe përfaqësuesve të opozitës, Subashi e Saliani.

Anëtarët socialist në KQZ duke diskutuar në parim aktin për ndarjen e mandateve nga të cilët varet përbërja e Këshillit Bashkiak të Tiranës deklaruan se janë kundër aktit. Përfaqësuesi ligjor i socialistëve Eridian Saliani deklaroi se, në tabelën e paraqitur nuk ka vullnet zgjedhësish. “Nuk mund ta realizoni miratimin e kësaj tabele, në asnjë pjesë të saj nuk duket vullneti i zgjedhësve”- theksoi Saliani. Sipas përfaqësuesit ligjor të PD-së Njazi Kosovrasti Partia Socialiste duhej të ankohej për tabelat në Kolegj. Sipas tij tashmmë Tirana e ka kryetarin e saj dhe për të njëjtën arsye Bashkia do Këshillin që meriton

Anëtarja e KQZ, Dëshira Subashi shprehu qëndrimin kundër aktit.

“Së pari unë nuk kam qënë dakort që në fillim kam votuar kundër kësaj tabele dhe gjithë procesit të Tiranës se në bindjen time është fakti se, pasqyrimi i votave në kutinë e gabuar nuk mund të pasqyrojë rezultatit. Së dyti, mos haroni vitin 2009, kur rezultati u çertifiku pasi të 7-të anëtarët votuan pro rezultat. Jemi në të njëjtën situatë, nuk jam dakort me rezultatin”,- nënvizoi Subashi

Kryetari Ristani u bëri thirrje përfqësuesve të së majtës të mos bllokojnë punën për mbledhjen e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit, duke kërkuar prej tyre edhe propozime kon krete për situatën e krijuar.

Për pasojë gjatë votimit ka rezultuar së nuk është arritur numri i nevojshëm i votave për miratimin e shpërndarjes së mandateve.

a.q/NOA

KOMENTE