Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ahmeti dhe Gruevski përfunduan negociatat për Qeverinë e re
English

Ahmeti dhe Gruevski përfunduan negociatat për Qeverinë e re

Shkup, 12 korrik 2011, NOA- Mandatari për formimin e Qeverisë Nikolla Gruevski dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti kanë përfunduar negociatat për formimin e koalicionit qeveritar.

Burime pranë BDI-së theksuan se negociatat janë mbyllur dhe se gjatë dy ditëve do të dorëzohet përbërja e re qeveritare dhe programi i Qeverisë tek Parlamenti.

Nga BDI nuk bëjnë të ditur se cilët drejtori do ti takojnë, mirëpo burime jozyrtare theksojnë se kësaj partie do ti takoj Ndërmarrja "Rrugët e Maqedonisë", Drejtoria e Fondit Shëndetësor si dhe Policia Pyjore. Ndërsa, Drejtoritë e MPB-së, Doganat dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike do ti takoj VMRO-DPMNE, edhe përkundër pohimeve pranë partisë shqiptare se disa nga këto drejtori do të udhëhiqen nga kuadro të saj.

Por, BDI ndërkohë do të udhëheq me më shumë drejtori dhe poste tjera udhëheqëse në nivelet më të ulëta qeveritare dhe se nga 75 drejtori kjo parti do të udhëheq me rreth 30 drejtori.

Nga marrëveshja politike është arritur marrëveshje për zgjidhjen e statusit të UCK-së, mbylljen e rasteve të Hagës, por edhe sigurimi i dëmshpërblimeve për të shpërngulurit maqedonas dhe serb nga zonat e krizës të vitit 2001.

Gjuha shqipe nuk do të jetë gjuhë e dytë zyrtare në tërë vendin, por ajo do të ketë një përdorim më të gjerë të rregulluar me propozim-ligj plotësues. Partnerët e koalicionit janë dakorduar edhe për preçizimin e Ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare, pas anulimit të këtij ligji nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Sipas këtij ligji, përdorimi i simboleve është i lejuar në komunat me popullsi shqiptare prej mbi 50 për qind.

Disa nga pikat e marrëveshjes në formë të propozim-ligjeve dhe në formën e plotësimit të ligjeve do të dërgohen në Parlament për tu miratuar gjatë dy ditëve të ardhshme. BDI në Qeverinë e re do të përfaqësohet me dy zëvendëskryeministra dhe me ministrat e Mbrojtjes, Ekonomisë, Drejtësisë, Ambientit Jetësor dhe Pushtetit Lokal.

(INA)/NOA

KOMENTE