English

AMC: Oferta verore, nis turi në të gjithë vendin

Tiranë, 12 korrik 2011 NOA - Gjatë një dite të plotë aktivitetesh argëtuese, AMC ka prezantuar programin e kësaj vere që do të jetë plot mundësi për aventura. Aktiviteti i organizuar në bulevardin kryesor të Tiranës nisi paradite dhe mbaroi në darkë vonë, duke ofruar momente argëtimi nëpërmjet muzikës, xhonglerëve të futbollit, parashutizmit dhe spektaklit me akrobaci zjarri. E shtuna ishte fillimi i një turi që do të shtrihet në gjithë Shqipërinë.

AMC gjatë gjithë verës do të ofrojë dhurata plot aksion për abonentët që paraqiten në dyqanet AMC duke i ftuar në aventura të reja. Çanta dhe kapele plazhi, frisbi, çanta shpine, aksesorë plazhi, etj. janë disa nga dhuratat që do t’i bëjnë më argëtuese pushimet.

AMC do të ofrojë udhëtime të ndryshme për këdo që preferon aventurat në natyrë. Abonentët AMC mund të marrin pjesë në lojrat promocionale për të fituar udhëtime në luginën e Valbonës, në Dajt dhe malet e Krujës, në shpellën e Pëllumbasit, etj. Për ata që verën nuk e kuptojnë larg ujit, AMC do t’u dhurojë ditë të tëra në kampingjet përgjatë bregdetit shqiptar dhe bileta për në pishina. Për të tjerët që kuptimi i aventurës përmban më shumë lëvizje dhe aksion, AMC do të dhurojë paintball, zhytje në thellësitë e detit Jon, fluturime me parashutë apo shëtitje me kalë.

Për abonentët e kompanisë AMC kjo do të jetë një verë në kërkim të aventurës. Të gjithë abonentët e AMC që paraqiten në dyqanet e AMC, kanë mundësi të bëhen pjesë e lojës promocionale e të fitojnë dhurata apo udhëtime thjesht duke rimbushur numrin, duke paguar faturën mujore ose duke kryer një veprim tjetër me numrin e tyre.

a.q/NOA

KOMENTE