Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dueli i filmave West në Lezhë, çon në vdekje të dyfishtë
English

Dueli i filmave West në Lezhë, çon në vdekje të dyfishtë

Lezhë, 12 korrik 2011, NOA- (Update) Lidhur me ngjarjen e cila tronditi mbrëmjen e sotme në Kallmet të Lezhës ku një shkëmbim armësh vrau fillimisht njërin nga personat e konfliktuar, vetëm pak më parë ka çuar në dy numrin e të vdekurve të kësaj ngjarje.

Pas vdekjes së Preng Brungës, ka gjetur vdekjen vetëm pak më parë edhe bashkëfshatari i tij Pjetër Pjetri.

Brunga dhe Pjetri të dy banues në fshatin Kallmet të Lezhës pas një konflikti prej disa kohësh për motive pronësie, si në një duel të filmave West, këtë herë jo me pistoletë por me armë gjahu i kanë marrë jetën njëri tjetrit duke e ndarë pronën me gjak.

Sakaq ndërsa Brunga gjeti vdekjen e menjëhershme, Pjetri humbi jetën gjatë kohës kur ishte duke u transportuar për në spital.

Nga ana e bluve të zonës, nisi menjëherë puna për zbardhjen e ngjarjes, por nga ky rast duket se nuk do të ketë të arrestuar, pasi Brunga dhe Pjetri i dhanë njëri- tjetrit dënimin fatal, atë me vdekje.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje thuhet se shkëmbimi i zjarrit mes tyre ka qenë aq i shpejtë, sa që askush nuk ka mundur ta evitoj këtë ngjarje, ku dy viktimat e njeri tjetrit e kanë lënë tokën “djerrë”.

a.y/NOA

KOMENTE