Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fullani: Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 5 %
English

Fullani: Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 5 %

Tiranë, 12 korrik 2011, NOA – Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani deklaroi gjatë forumit të bankave për ekzekutimin e kolateralit se ekonomia shqiptare pritet të rritet me 5 përqind në dy vitet e ardhshëm.

Guvernatori theksoi se edhe pse me ritme të ngadalta ekonomia shqiptare ka pësuar rritje pozitive.

Duke folur për ekzekutimin e kolateralit, guvernatori Fullani nënvizoi se ekzekutimi i tij është me shumë rëndësi pasi siguron stabilitetin ekonomik të vendit dhe depozitat e qytetarëve.

Sipas Fullanit gjatë momenteve të krizës ekonomike që ka kapur Europën, vendi nuk ka pësuar falimentim bankash.

“Edhe pse rritja ekonomike ka qenë me ritme të ulëta krahasuar me vitet e tjera, aktiviteti i sistemit bankar është rritur ndjeshëm. Depozitat janë rritur me 18 përqind, ndërsa kreditimi me 10 përqind për muajin maj të vitit 2011”, bëri me dije guvernatori Fullani.

Sipas tij janë vërejtur probleme me përmbarimin, ndërkohë që janë përmirësuar zyrat private të përmbarimit.

Fullani gjatë fjalës së tij në forumin e bankave tha se norma e inflacionit është nën kontroll.

mit/NOA

KOMENTE