Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hidrocentralet, qeveria pranon abuzimet nga kontraktuesit
English

Hidrocentralet, qeveria pranon abuzimet nga kontraktuesit

Tiranë, 12 korrik 2011 NOA – Situata e hidrocentraleve në Shqipëri ka mbledhur në një tryezë diskutimi përfaqësues të qeverisë, biznesit si edhe partnerë në projekte.

Ministri i METE, Nasip Naço shprehu vlerësimin e tij për kompanitë e huaja dhe vendase, që janë duke realizuar projekte të rëndësishme në ndërtimin e hidrocentraleve në vendin tonë. Ai siguroi të gjithë investitorët e huaj apo vendas, se qeveria shqiptare do të jetë një partnere konkrete për realizimin e këtyre projekteve, duke krijuar të gjitha lehtësitë e nevojshme, ligjore e proceduriale, që projektet e parashikuara të përfundojnë me sukses.

Megjithatë, z. Naço theksoi vendosmërinë e METE për respektimin rigoroz të të gjithë kontratave koncensinare dhe marrjen e masave konkrete për ata koncensionarë që nuk respektojnë detyrimet kontraktuale.

“Sikurse mund të jeni në dijeni, deri tani, nga biznesi vendas apo i huaj është propozuar ndërtimi i rreth 280 hidrocentraleve të vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj, me një fuqi të instaluar prej rreth 1 300 MË, si dhe ndërtimi i rreth 12 parqeve me erë për prodhimin e eneregjisë elektrike, me një fuqi të instaluar prej rreth 1 600 MË.

Nga ana tjetër, ne jemi në përfundim të hartimit të dokumentacionit të nevojshëm për hapjen e garave për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin e Vjosës, me një fuqi të llogaritur mbi 300 MË, të hidrocentraleve mbi lumin e Osumit, me një fuqi të llogaritur prej rreth 100 MË, si dhe të hidrocentraleve mbi lumin Drini i Zi, ku më i rëndësishmi është Skavica, me fuqi të llogaritur prej rreth 350 MË”, ka deklaruar ministri Naço.

Kreu i METE iu referua inaugurimit të fazës së 1-rë të Hidrocentralit të Ashtës, një projekt me një investim rreth 200 milion euro.

“Por, tatkeqësisht, të njëjtën gjë nuk mund ta themi për projektin e Kalivaçit, i cili është zvarritur prej disa vitesh”, është shprehur Naço, sipas të cilit një pjesë e koncesionarëve nuk kanë pasur kapacitete financiare për të realizuar potencialin e këtyre projekteve.

“Do të ishte e patolerueshme për ekonominë shqiptare që nga rreth 98 koncesione të marra vitet e fundit, disa prej tyre të mbeten vetëm në letër, në një kohë kur janë me dhjetra kompani serioze, vendase dhe tre huaja, te cilat janë gati të investojnë kapitalin e tyre për të përfunduar këto projekte dhe shtuar kapacitetet gjeneruese energjetike në vend”, ka përfunduar ministri duke paralajmëruar edhe zgjidhje kontrate për 15 raste të shkeljes së marrëveshjes konçensionare.

a.q/NOA

KOMENTE