Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Imami: Stërvitja, dëshmon se FA është anëtare e denjë e Aleancës së Sigurisë në botë
English

Imami: Stërvitja, dëshmon se FA është anëtare e denjë e Aleancës së Sigurisë në botë

E martë, 12 korrik 2011, NOA- Ministri i Mbrojtjes Arben Imami gjatë ditës së sotme ka marrë pjesë në demonstrimin stërvitor që po zhvillohet nga muaji maj në Poligonin Stërvitor Kombëtar të Bizës.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Imami u shpreh se, “Gjashtë muajt e parë të vitit 2011 kanë qenë një sukses i vërtetë në drejtim të spektrit operacional për Forcat e Armatosura Shqiptare. Dhjetëra stërvitje komplekse që kanë përfshirë të gjitha Forcat tona, atë Tokësore, Ajrore dhe Detare, në bashkëpunim dhe me partnerët tanë në NATO, janë zhvilluar në territorin e vendit tonë dhe jashtë tij, duke i dhënë në këtë mënyrë një impakt tepër pozitiv Forcave tona të Armatosura, përballë aleatëve të saj”.

Më tej ministri Imami pasi ka falenderuar drejtuesit e Forcës Tokësore, Forcës Ajrore dhe Mbështetjes Rajonale, si organizatorët e kësaj stërvitje, për punën që kanë bërë në finalizimin me sukses të saj, theksoi se stërvitje të kësaj natyre, të cilat janë bërë normale tashmë për Forcat tona të Armatosura, është tregues i arsyes përse Forca jona e Armatosur është anëtare e denjë e Aleancës më të madhe të Sigurisë në botë.

Sipas tij, ky demonstrim stërvitor përfshiu të gjithë spektrin operacional duke treguar më së miri kapacitetet operacionale të Forcave tona të Armatosura.

Në vijim Imami u ndal edhe në ndihmën që Forcat e Armatosura kanë dhënë për komunitetin në rastet e fatkeqësive natyrore duke nënvizuar: “Niveli i lartë i stërvitjes që ju zhvilluat sot, në drejtim të përballimit të Emergjencave Civile, është garancia më e mirë për qytetarët e këtij vendi, për aftësinë tuaj profesionale për të menaxhuar me sukses situata të vështira. Në fakt Forca jonë e Armatosur ka shkëlqyer në të dyja situatat e emergjencës së vitit të shkuar, të janarit dhe të dhjetorit 2010 në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës”.

Stërvitja “Biza 2011”, e cila ka rinisur në 15 Maj 2011, pas 15 vjet ndërprerje, është konsideruar nga Forcat e Armatosura Shqiptare si një ndër stërvitjet më të rëndësishme që kryhet sot në kuadër të NATO-s. Në të janë përfshirë rreth 500 trupa nga Forcat Tokësore, Batalioni i Regjimentit Komando, Brigada e Mbështetjes Rajonale, Forcat Ajrore, etj. Për të demonstruar në mënyrë sa më efikase detajet e stërvitjes, përfaqësuesit e Forcave të Armatosura vunë në dispozicion rreth 50 mjete transporti, 5 autoambulanca, 8 helikopter, etj.

Në këtë kuadër, u demonstruan trajnime të tilla si: demonstrimi i kërkim-shpëtimit të personave që kanë humbur në det të hapur apo edhe terrene ku lëvizja e këmbësorëve apo e automjeteve është e pamundur, zbulimi dhe lirimi i pengjeve që mbahen nga grupet terroriste, qitje me armë, shpëtimi i komunitetit në rastet kur jeta e tyre është vënë në rrezik nga fatkeqësitë natyrore, etj.

Ministri Imami, ishte i shoqëruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Gjeneral Major Maksim Malaj, nënkryetari i Parlamentit, njëkohësisht anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Arjan Turku, Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Leonard Demi, Gjeneralë, Drejtues Forcash, etj.

a.y/NOA

KOMENTE