English

INSTAT: Inflacioni drejt normalizimit, çmimet ranë në qershor

Tiranë, 12 korrik 2011 NOA - Instituti i Statistikave ka konstatuar se gjatë muajit qershor kostoja e jetesës në vend ka pësuar rënie, kryesisht si pasojë e furnizimit të tregjeve të brendshme me prodhim vendas bujqësor. Sipas të dhënave të INSTAT-it këtë periudhë inflacioni arriti në 3,9%, duke shënuar një rënie prej 1,1% kundrejt muajit të mëparshëm. Instituti i Statistikave ka vlerësuar se ndikimin kryesor në uljen e inflacionit e kanë dhënë cmimet e ushqimeve, ku indeksi i këtij grupi është ulur me 2,6%. Cmimet kanë pësuar rënie si për frutat ashtu edhe për perimet, si pasojë e furnizimit të trgjegjeve nga fermerët tanë. Rënie gjatë muajit qershor kanë pësuar edhe cmimet në grupin pije alkoolike dhe duhan, veshje-këpucë, qera, ujë, lëndë djegëse dhe energji, si rezultat i uljes së lëndëve djegëse me 0,2%. Gjatë muajit qershor është konstatuar gjithashtu edhe ulje e cmimit të karburanteve në masën 0,6%. Niveli 3,9% i inflacionit edhe pse ndodhet afër nivelit maksimal të parashikuar nga Banka e Shqipërisë për këtë tregues qendron brenda objektivit. Guvernatori Ardian Fullani ka garantuar se ky tregues është nën kontroll, pavarësisht presioneve që vijnë nga tregjet e huaja apo zhvillimet e brendshme.

a.q/NOA

KOMENTE