Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Komisioni i Ligjeve miraton draftin për ndërtimin e Parlamentit të ri te Piramida
English

Komisioni i Ligjeve miraton draftin për ndërtimin e Parlamentit të ri te Piramida

Tiranë, 12 korrik 2011, NOA – Ndërtimi i Kompleksit të ri parlamentar në vendin ku ndodhet Piramida, e njohur sot si Qendra Ndërkombëtare e Kulturës është lajtmotiv i diskutimeve të sotme në Komisionin Parlamentar të Ligjeve.

Komisioni i Ligjeve miratoi në parim vetëm me votat e mazhorancës projektligjin për ndërtimin e Parlamentit të ri tek godina e Piramidës.

Ndërtimi i Tempullit të ri Parlamentar pranë Piramidës, si një propozim i 38 deputetëve demokratë do t’i kushtohet 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së vendit.

Tempulli i demokracisë duhet të jetë gati në ditëlindjen e 100-ë të shtetit shqiptar.

Qeveria po merret drejtpërsëdrejti me këtë projekt të shpallur nga kryeministri, si një projekt historik për kremtimin e pavarësisë së vendit.

Propozimi i deputetëve demokratë përcakton se Kuvendi i Shqipërisë do të jetë enti prokurues i firmës fituese të punimeve në vendin ku ndodhet sot Piramida.

Bashkia e Tiranës është lënë jashtë vendimmarrjes për lejen e ndërtimit mbi truallin ku ngrihet Piramida, pasi në projektligjin e debatuar ashpër nga opozita përcaktohet se leja e ndërtimit nuk do të jepet nga KRRT-ja e bashkisë së Tiranës, por nga KRRTRSH-ja.

Në draftin e paraqitur ish-Piramida do të kalojë nga pjesë e fondit të ministrisë së Kulturës në fondin e Kuvendit të Shqipërisë.

Projekti fitues për ndërtimin e Parlamentit të ri është ai vjenez i studios COOPHIMELB (L) AU, i koduar me numrin 11022.

Konkursi kombëtar ku morën pjesë 12 makete për ndërtimin e Parlamentit të ri të Shqipërisë u kryesua nga një juri e përbërë nga Johannes Ibelings si kryetar, dhe me anëtarë Imad Hassan, Mario Struzzi, Agron Lufi dhe Florian Nepravishta.

Ndërkohë Mbretëria e Arabisë Saudite ka shprehur gatishmërinë të financojë ndërtimin e Parlamentit të ri, i cili do të ngrihet mbi një sipërfaqe prej 28.000 metrash katrorë.

Mbështetja iu dha në Riad një grupi deputetësh nga Shqipëria, të kryesuar nga deputeti Sherefedin Shehu.

Ndërkohë pritet që së shpejti kryeparlamentarja Jozefina Topalli të zhvillojë një vizitë në Riad për të përfunduar detajet e kësaj mbështetjeje.

E përditshmja shqiptare Mapo në titullin kryesor të ditës së sotme shkruante se “Piramida kalon në pronësi të Kuvendit. Ja drafti i plotë”, ndërsa gazeta Panorama shkruan se “Kuvendi shqyrton sot shembjen e Piramidës, shmanget bashkia për lejen e ndërtimit”.

mit/NOA

KOMENTE