English

Kukulla e parë seksi është urdhëruar nga Hitleri

Gjermani, 12 Korrik NOA - “Kukulla seksi për SS-ët” dhe për ti urdhëruar ka qenë pikërisht Adolf Hitler, i cili ishte i shqetësuar për shpërndarjen e sëmundjeve seksuale të transmetueshme mes ushtarëve të tij në Paris.

Lajmi është bërë i ditur nga tabloidi anglez “The Sun”, që citohet nga Graeme Donald, shkrimtari që ka zbuluar “Projektin Borghild”, emër nordik, ideal i bukurisë që u modelua kukulla e parë për përdorim erotik.

Për të projektuar “Borghild” u deshën shkencëtarët gjermanë, që pas alarmit të lançuar në lidhje me SS nga Heinrich Himmler, i cili shkroi në 1940: “Rreziku më i madh në Paris është shpërndarja dhe prezenca e pakontrolluar e prostitutave, që kapin klientët e tyre nëpër lokale, salla kërcimi dhe vende të tjera. Është detyra jonë që të ndalojmë ushtarët për të rrezikuar shëndetin e tyre për kënaqësinë e një aventure të thjeshtë”. Ka qenë vetë Hitleri që ka aprovuar planin për krijimin e kukullave seksi.

r.b/NOA

KOMENTE
  • bum bum bam14:35 - 12 Korrik 2011
    ja bafte zoti hadhall ..........qa kena me ba tesh ??/???