Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Për Ramën, pa keqardhje
English

Për Ramën, pa keqardhje

Nga Andi Bushati Nuk është një tragjedi që Edi Rama po del nga bashkia. Ai duhet të kish pasur guximin ta bënte vetë këtë akt. Shumëkush, dhe mes miqve të tij, e pat këshilluar që mos i hynte fare kësaj beteje. Pas 11 vitesh, në krye të Tiranës, ai nuk kish ç'të jepte më për këtë qytet. Edhe ambicia e piktorit të pakryer, që donte ta shtrinte mbi Tiranën, pasionin e tij për ngjyrat, tashmë e kishte braktisur. Edhe egoja e ish-intelektualit, që do të lërë një vepër të ndryshme nga ajo e politikanit të zakonshëm, tashmë i ishte zvjerdhur.

Edhe energjitë e njeriut të rraskapitur në beteja sfilitëse, të cilat i ka humbur jo të gjitha për faj të tij, tashmë i ishin tretur. Për Edi Ramën, bashkia nuk qe më një sfidë. Ajo qe vetëm një inerci, që i kujtonte mënyrën si qe katapultuar në politikën e lartë dhe që i jepte garancinë e së "vetmes rrugë", përmes së cilës ai dinte si të gjallonte aty.

Ndaj largimi i tij, sot 11 vite më pas, nuk mund të ndjellë keqardhje. Në këtë fund kalvari, ndryshe nga periudha kur e nisi, ai rezultoi i vjetër, e përfundimisht i pa dobishëm për qytetin e tij. Ekoja e fasadave të çuditshme, e gjelbërimit të Lanës, apo e një rruge të shtruar te liqeni, janë tepër pak për një qytet, pa plan rregullues, pa parqe lojërash për fëmijët, për një qytet të cilit po ia marrin frymën deputetët rishtarë të PS-së dhe padronët e mediave.

Pas tre mandateve në krye të Tiranës, Rama nuk la pas metropolin e ëndrrave që pati premtuar, ai la një qytet me të mirat dhe të këqijat që kanë gjithë qytetet e mëdha të Shqipërisë, ku ndërtohet gjithnjë e më mirë, po ku hapësirat publike reduktohen gjithnjë e më keq, ku i fuqishmi favorizohet, po qytetari shkelet, ku rrugët asfaltohen, po aq shpejt edhe kandaharizohen, ku shkolla bëhen, por dhe klasa shemben.

Ndaj, largimi i Edi Ramës, pas tre mandatesh, u ndëshkua edhe nga vetë zgjedhësit. Ai humbi shtatë nga njëmbëdhjetë minibashkitë. Ai humbi Këshillin bashkiak, për të cilin bëri një fushatë të ethshme. Ai doli thuajse barazim, vetëm dhjetë vota para, me rivalin e tij Basha.

Dhe pikërisht këto dhjetë vota u kthyen në legjendë. Kjo diferencë e vogël, u shndërrua në një instrument që nuk do lejojë të shihet zvenitja e “yllit politik” të së majtës. Që do të zbehë sinjalet ndëshkuese të një pjese të qytetarëve, për atë që duhet të ishte “lokomotiva e fitores”. Sepse ky grusht votash, më shumë se për këtë, sot po na vlen të kuptojmë se sa i drejtë është sistemi që po ndërtojmë. Sepse, kjo diferencë minimale, vuri në pah vulnerabilitetin e institucioneve që i etiketojmë si të pavarura.

E këtu puna nuk është më te Rama. Por te mënyra sesi ato dhjetë vota u zhbënë. Tek ai sistem oktapodik me parti në pushtet, me media, me opinionistë, me KQZ, me gjykata, që u vu në lëvizje pa përfillur asnjë kod moral e ligjor, për të përmbysur ato dhjetë vota. Për të bërë këtë, u ndryshuan rregullat në fund të lojës. U rimorën votat e quajtura të pavlefshme e brenda natës u bënë të vlefshme. U detyrua KQZ-ja të procedonte me rregulla të shpikura në çast. U detyruan gjyqtarët e badigarduar e të përgjuar, të legjitimonin shkeljet e më pas të bënin sikur nuk shihnin se në kuti gjendeshin më shumë fletë sesa njerëz kishin votuar.

Ndaj sot, kur gjithçka ka mbaruar, pyetja që shtrohet është: a ia vlejti që për të larguar një kryetar të keq bashkie të planifikohej një keqnajë kaq e madhe? A ia vlejti që për të mundur Edi Ramën, të dhunoheshin institucione, të tridheshin gjyqtarë? A ia vlejti që për të mposhtur liderin e opozitës, të ktheheshim shumë më pas, të harronim precedentët zgjedhorë 2005 dhe 2007 e të përfundonim tek '96-a ose 2001-shi?

A ia vlejti që për të ikur ky njeri, që mandatin e fundit ia kish varur qytetit, të vinim në pikëpyetje marrëdhëniet me Brukselin, që disa herë e ka quajtur atë që po ndodhte si shqetësuese? Vështirë të ketë qytetar jo fanatik të këtij vendi që të mos ketë një përgjigje të qartë për këto pikëpyetje. Sepse domethënia e tyre e tejkalon fatin e kryetarit në ikje të bashkisë. Sepse për të hequr Edi Ramën nga kryesimi i Tiranës, po paguajmë një çmim më të madh se mbajtja e tij njëmbëdhjetë vjet me radhë. Çmimin e përdhunimit të institucioneve dhe votës së ndershme.

Gjatë këtyre javëve që po zhvillohej maskarada ligjore e zgjedhjeve në Tiranë, shumëkush ka thënë me sinqeritet: Boll më se na lodhi, le të iki se s'ka bërë gjë për qytetin, le të shkojë në PS, se s'mund të ketë ky njeri gjithçka, le të bëjë një herë opozitë të vërtetë, e ta shohim sa vlen. Në fakt, të gjitha këto janë të vërteta. Edi Rama duhet të ikte, po jo në këtë mënyrë. Së pari, se prej saj, më shumë sesa dënimi i qeverisjes së tij lokale me votë, do të mbetet shija e grabitjes. Së dyti, sepse, nëse vjen ndonjëherë në pushtet, ai rigjen të hapur një precedent që po vdiste në Shqipëri, atë të marrjes me dhunë të mandatit.

Pikërisht për këto arsye, sot nuk ka pse të këtë keqardhje për ikjen e Ramës, por trishtim për ne të tjerët, që do paguajmë në periudhë afatgjatë mënyrën e largimit të tij.

Gazeta "Mapo"

KOMENTE
  • sotir Labi14:31 - 12 Korrik 2011
    Andi. Pse or njeri i mire e rob i perendise ndjen keqardhje per Edin, dhe sdjen keqardhje per veten tende kur smer sadopak guximin per te thene nje fjale dhe vetem nje fjale per banditin sali.Provoje sadopak pa ta lerone nenen dhe sojin,sa ta mari veshe qe i ve gure ne rota. Ne vedet demokratike eshte medja ajo qe e nxjer lakuriq hajdutin,banditin,vrasesin,por tek ne,JU te paret jeni vene ne sherbim te ketij pushteti te vjedhur dhe te ketij diktatori,te cilit i sherbeni me frike mbasi e dini shume mire qe AI u a marton per se dyti nenat. Mua me vjen keq per ty qe u reshtove ne radhe per te bere "ham,ham,ham",qe te te degjoje AI. Te me falesh se nuk te njoh dhe mund te jesh dicka,por une mendoje se kur kete dicka nuk e ve ne sherbim te Atdheut e te shoqerise dhe hapur i sherben diktatorit,i cili vjedh,vret e poshteron,ti kethehesh ne kulish te tijin,ne nje zagar qe leh per Ate. Mbushe gojen dhe fol edhe ti si ata mijera shqipetare qe shkruajne ketu : POSHTE DIKTATORI SALI<POSHTE BANDITI<HAJDUTI DHE KRIMINELI SALI _RROFTE SHQIPERIA . Doja te me pergjigjeshe tek pyetja e me poshteme; Si ka mundesi qe qe nga viti 1990, vite kur saliu erdhi ne skenen politike, lidere te shumte qe nga Amerika, Gjermania, Franca, Anglia e shume vende te tjera,lideret jane larguar dhe ua kane lene vendin te tjereve,si Klinton,Bush,Mihteran,Kohl etj,kurse ne shqiperi u gdhi e u grys saliu (pra gomar ne mengjes dhe hajvan ne darke). mos valle qendrone ajo ideja e pa vdekeshme, Komunistet nuk terhiqen kurre, dhe ska kala qe nuk e marrin komunistet. Mos ki keqardheje per Edin, por per ata femije te varfer,qe la jetim ky pushtet duki ua vrare baballaret. Shkruaje nje germe,nje fjale te vetme per ata,bashkhu me dhimbjen e tyre dhe distancohu nga vrasesit...... Turp per ju. Se fundi,pranoji keto reshta se nuk jane si plumbat e saliut.Mire mbec o njeri i mire,Atdheu mbi gjithcka.