Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrëzohet akti në KQZ, edhe Këshilli Bashkiak i Tiranës në dyert e Kolegjit
English

Rrëzohet akti në KQZ, edhe Këshilli Bashkiak i Tiranës në dyert e Kolegjit

Tiranë, 12 korrik 2011, NOA – Ashtu siç edhe pritej edhe konstitutimi i Këshillit bashkiak të Tiranës do të kalojë nga Kolegji Zgjedhor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mundi të arrijë kuorumin e cilësuar të votave, 5 me 2, për të konstituuar Këshillin e ri bashkiak të Tiranës dhe miratuar emrat e 55 mandateve të reja.

Gjatë mbledhjes së djeshme, e cila u zhvillua me debate mes kryetarit të KQZ-së Arben Ristani dhe përfaqësuesve të opozitës në KQZ, me 4 vota pro dhe 2 kundër u rrëzua në parim tabela përmbledhëse për shpërndarjen e mandateve në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Përfaqësuesit e opozitës në KQZ deklaruan se janë kundër aktit, duke theksuar se në tabelën e paraqitur nuk ka vullnet zgjedhësish.

Edhe nënkryetarja e KQZ-së Dëshira Subashi u shpreh kundër këtij akti.

Për miratimin e mandateve të këshilltarëve të rinj të bashkisë së Tiranës që dolën nga zgjedhjet administrative të 8 majit kërkohet votim i cilësuar, pra 5 me 2.

Sipas Kodit Zgjedhor instanca e vetme që i jep zgjidhje problemit është Kolegji Zgjedhor.

Tashmë pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve brenda afateve ligjore t’i drejtojë një kërkesë Kolegjit Zgjedhor, që ky i fundit ta urdhërojë KQZ-në të miratojë mandatet e Këshillit Bashkiak me shumicë të thjeshtë, pra vetëm me katër votat e anëtarëve të mazhorancës në KQZ, nga shtatë anëtarët që ka institucioni zgjedhor.

KQZ lajmëroi mbledhjen e radhës për paraditen e të martës, në orën 11.00.

Në zgjedhjet administrative të 8 majit, koalicioni qeveritar “Aleanca për Qytetarin” siguroi mazhorancën e vendeve në Këshillin Bashkiak të Tiranës kundrejt koalicionit opozitar “Aleanca për të Ardhmen”.

“Aleanca për Qytetarin” fitoi 28 këshilltarë, ndërkohë që “Aleanca për të Ardhmen” 27 këshilltarë.

mit/NOA

KOMENTE