Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“The Guardian”: CIA përdori vaksina falso për Bin Laden
English

“The Guardian”: CIA përdori vaksina falso për Bin Laden

SHBA, 12 korrik 2011 NOA - Gazeta prestigjoze “The Guardian” raporton se CIA përdori një program vaksinash falso në qytetin pakistanez të Abotabadit, në përpjekje për të marrë një kampion ADN-je nga anëtarët e familjes së Osama bin Laden.

Sipas kësaj gazete agjentë të CIA-s rekrutuan një doktor pakistanez, Shakil Afridi për të organizuar planin e vaksinimit, ndjesa vetë shërbimet sekrete amerikane kanë refuzuar të komentojnë lajmin.

Kreu i Al Kaedës u vra më 2 maj nga komandot amerikanë në kompleksin e tij rezidencial në Abotabad.Që atëherë marrëdhëniet mes Pakistanit dhe SHBA janë tensionuar për shkak të dyshimeve të Uashingtonit se si njeriu më i kërkuar i planetit jetonte i qetë prej vitesh në një qytezë aq pranë Islamabadit.

a.q/NOA

KOMENTE