Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi – Jahjaga: Kosova e orientuar drejt integrimit
English

Topi – Jahjaga: Kosova e orientuar drejt integrimit

Ohër, 12 korrik 2011 NOA - Takimi katërpalësh i Presidentëve të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi e Kosovës që po mbahet në Ohër ka nisur me takime dypalëshe mes Kryetarëve të këtyre Shteteve. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi e zhvilloi takimin e parë me Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Gjatë bisedës miqësore Presidenti Topi u shpreh se Kosova e pavarur është një realitet i pakthyeshëm i njohur nga 76 vende dhe se njohja e saj ndërkombëtare tashmë është e pandalshme. “Pavarësia e Kosovës ka krijuar një klimë paqësore, me ndikim pozitiv në marrëdhëniet ndëretnike jo vetëm në Kosovë”, - u shpreh Presidenti Topi. Gjatë bisedës, Kryetari i Shtetit shqiptar shprehu mbështetjen e Shqipërisë për përparimin e arritur në Kosovë, konsolidimin e shtetit ligjor, demokratik e plotësisht funksional, që garanton dhe respekton të drejtat e njeriut dhe pakicave, një shteti të ri të orientuar drejt integrimeve rajonale dhe euroatlantike.

Presidenti Topi vlerësoi aksionin diplomatik të Presidentes Jahjaga për rritjen e rolit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, në funksion edhe të njohjeve të reja. Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga falenderoi Presidentin Topi për vlerësimet dhe rolin e tij personal e institucional në mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj të njohjes nga shtete të tjera. Presidentja Jahjaga vlerësoi rolin e Shqipërisë në takimin e 38-të të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Konferencës Islamike e zhvilluar së fundi në Astana, Kazakistan, ku u arrit të miratohej një rezolutë e propozuar nga Shqipëria mbi Kosovën. Presidenti Topi dhe Presidentja Jahjaga ndanë qëndrimin e përbashkët se zgjerimi i mëtejshëm e konkret i bashkëpunimit mes dy shteteve, si në nivel politik, me shkëmbime mes komisioneve parlamentare, por edhe në drejtim të bashkëpunimit ekonomik, bashkëpunimit të integruar të kufijve për lehtësim të lëvizjes së biznesit e studentëve janë të nevojshme për të dyja vendet. “’Rruga e Kombit’, e cila ka qenë një investim i jashtëzakonshëm, duhet të vihet në eficencë gjatë gjithë vitit” - theksoi Presidenti Topi. Duke u ndalur në bashkëpunimin në rajon, Presidenti Topi dhe Presidentja Jahjaga kanë vlerësuar se ai është shumë i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve shumëpalëshe si politike, ekonomike por edhe në kuadër të aspiratës së përbashkët të integrimit në familjen e madhe euroatlantike.

a.q/NOA

KOMENTE