Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vendet e euro-zonës luftojnë krizën e borxheve
English

Vendet e euro-zonës luftojnë krizën e borxheve

E martë, 12 korrik 2011, NOA- Vendet e euro-zonës sipas të dhënave të veta dëshirojnë të bëjnë gjithçka për të parandaluar përhapjen e krizës së borxheve në vendet e tjera. Ata do të mbrojnë stabilitetin e të gjithë zonës "me vendosmëri absolute," u tha në një deklaratë të përbashkët të ministrave të Financave të zonës euro, pas një takimi në Bruksel. Greqisë së përfshirë nga borxhet e larta, vendet e euro-zonës duan t'i vijnë në ndihmë me kushtet më të buta për kreditë. Por gjithnjë e më shumë po vendoset në qendër të vëmendjes Italia, e cila ka një borxh prej 1,8 bilionë euro. Italia ka vendosur të lëshojë në shitje edhe letra të tjera me vlerë dhe po përpiqet të përfitojë investime të reja. Nga Brukseli është paralajmëruar mundësia e mbajtjes edhe të një samiti në nivel të lartë të premten, kushtuar krizës së fundit financiare në vendet e zonës së euros.

DW/NOA

KOMENTE